Tiago Mota vë “duart në kokë”, në skuadrën e Juventusit ka vetëm 16 lojtarë (SITUATA)

Oct 12, 2024 | 15:30
SHPËRNDAJE

Juventusi është në alarm për sfidat e radhës. Në dispozicion të Tiago Motës do të jenë në total 16 lojtarë që e kanë veshur më parë fanellën bardhezi nëse llogarisim këto edhe 3 lojtarët që deri në fillim të sezonit ishin pjesë e skuadrës së dytë të “Zonjës së Vjetër”.

juv

Dëmtimet e Bremerit dhe Niko Gonzalezit ndaj Lajpcigut, ai i Kopmeiners, pezullimi i Konseisaos e gjithashtu mungesa e Milik, po e kushtëzojnë shumë trajnerin bardhezi. Por si paraqitet situata te “Zonja”?

SITUATA- Pas ndalesës së Kombëtareve, trajneri bardhezi do të ketë në dispozicion sërish Timothi Ueah, që ka hedhur pas supeve dëmtimin në kavilje që po e mbante jashtë fushave që nga 26 shtatori. Një rikthim i rëndësishëm duke parë dëmtimin e Gonzalez dhe pezullimin e Konseisaos.

Për rolet e sulmit, Mota do të ketë në dispozicion Ueah në krahun e djahtë, si zgjedhje e vetme natyrale, Mek’Keni, Duglas Luiz e Faxholi si numër 10, ndërsa në krah Jildiz e Mbangula. Megjithatë, turku mund të luajë edhe në qendër duke parë vështirësitë që mund të hasin lojtarët e tjerë që në thelb nuk janë të natyrshëm në atë rol, pasi janë mësuar të luajnë përpara mbrojtjes. Në qendër të sulmit, opsioni është vetëm një, Dushan Vlahoviç, por kjo gjë nuk është diçka e re që nga starti i këtij sezoni.

REPARTET- Situata nuk është shumë e komplikuar në repartin e mesit të fushës, ku Lokateli mund të alternohet si me Me’Kenin ashtu edhe me Duglas Luiz, Faxholi e Turam. Të gjithë këta lojtarë preferojnë të luajnë më shumë përpara mbrojtjes. Në mbrojtje nga ana tjetër, situata konsiderohet dramë. Përveç Gatit që natyralisht është një mbrojtës qendre, të gjithë të tjerët janë lojtarë që janë mësuar të luajnë në krah.

Kalulu është opsioni më i sigurt duke marrë parasysh startin fantastik të sezonit që po bën dhe që ka treguar se mund të luajë shumë mirë në qendër. Më pas Savona, Danilo, Cabal, Ruhi e Kambiaso janë të gjithë lojtarë që luajnë në krah. Mota është me dhimbje koke, ka një skuadër prej vetëm 16 lojtarësh në dispozicion për ndeshjet e ardhshme, dhe repartet nuk i ka aspak të mbuluara si do të donte. Megjithatë, avantazhi i trajnerit të “Zonjës së Vjetër” për momentin është fakti se ka lojtarë që mund t’i dublojë në disa role për fatin e tij të mirë dhe kjo gjë i shton pak siguri në këtë situatë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura