“TikTok-ut do ia mbyll derën qeveria”- Rama: Llumit duhet t’ia mbyllë dyert populli në zgjedhjet e ardhshme! Shpifarakë që nuk janë alternativë politike

Jan 12, 2025 | 11:39
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama në mesazhin e tij u bëri thirrje qytetarëve t’i mbyllin dyert opozitës,  e cila sipas tij nuk është një alternativë politike.

Rama i quajti opozitarët shpifarakë, që shqiptarët nuk duhet ti fjalin ne zgjedhjet e ardhshme të 11 majit.

“Nëse ju do të më kuptoni për këtë, atëherë do të më kuptoni edhe kur ju them se jam dakord me ju,  TikToku është një burim serioz rreziku për sigurinë e vendit e të fëmijëve tanë, por ende më i rrezikshëm se llumi i prurjeve të TikTokut në ekranet e celularëve, është llumi i politikës së shpifjeve e të gënjeshtrave, i akuzave, sharjeve e sherreve politike e mediatike, që nuk u lënë gjë mangut grindjeve të rrugaçëve të lagjes, ku më të vegjëlit e më të rinjtë e kësaj shoqërie, janë edhe hallka më kollaj e prekshme nga kultura e ulët që fut në dejet e njerëzve ai llumë. 

TikTokut do t’ia mbyllë derën e  Shqipërisë për të paktën një vit qeveria, ndërsa këtij llumi duhet t’ia mbyllni dyert të gjithë ju, duke nisur nga dera e parlamentit të ardhshëm.  Këta shpifarakë e lafarakë nuk janë alternativa politike të shekullit XXI”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura