Klevis Balliu, koordinatori i PD për rajonin e Tiranës, përmes një mesazhi në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën kombëtare të opozitës, të thirrur më 7 tetor në orën 18:00.
Balliu shprehet se nesër “pushteti i korruptuar duhet të gjunjëzohet përballë vullnetit kombëtar”.
Mesazhi i Balliut:
Tirana është gati për betejë. Vazhdojnë takimet me demokratët dhe qytetarët në çdo cep. Nesër në orën 18:00 pushteti i korruptuar duhet të gjunjëzohet përballë vullnetit kombëtar. 7 tetor ora 18:00 çdo rrugicë, çdo qytetar në mosbindje civile për Shqipërinë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al