Tjetër aksident në Lezhë! Motori përplaset me zetorin, 30-vjeçari përfundon në spital

Oct 28, 2024 | 10:52
SHPËRNDAJE

Pas aksidenti të trefishtë me pasojë vdekjen në rrugën Lezhë-Milot, një tjetër aksident rrugor është regjistruar në Lezhë, këtë herë në fshatin Dajç.

ambulanca-1-780x405-1-500x260

Blutë e Lezhës bëjnë me dije se sot rreth orës 09:30, në fshatin Dajç, motomjeti me drejtues shtetasin F. M., rreth 30 vjeç, është përplasur me mjetin bujqësor zetor me drejtues shtetasin G. D.. Si pasojë është dëmtuar shtetasi F. M., i cili është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Lexo edhe: FOTO/ Kreu parakalim të gabuar, identifikohet viktima e aksidentit të trefishtë në rrugën Lezhë-Milot!

Njoftimi i policise

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, në fshatin Dajç, motomjeti me drejtues shtetasin F. M., rreth 30 vjeç, është përplasur me mjetin bujqësor zetor me drejtues shtetasin G. D.. Si pasojë është dëmtuar shtetasi F. M., i cili është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura