Tjetërsimi i pronave në Himarë/ Kërkoi masë më të lehtë sigurie, GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

Jun 26, 2024 | 14:00
SHPËRNDAJE

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro është lënë sërish në burg.

jorgo goro

Kjo ka qenë masa e dhënë sot nga GJKKO, e cila la në fuqi ‘arrestin me burg’ për Goron.
Ndonëse Goro kërkoi masë më të lehtë sigurie, kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata. Kujtojmë se ish-kryebashkiaku u arrestua për shpërdorim detyre në dy raste.

Konkretisht bëhet fjalë për regjistrimin e dy sipërfaqe prone, ku sipas prokurorisë, Goro akuzohet se ka lejuar ne kundërshtim me ligjin për regjistrimin e këtyre pronave që ishin parashikuar për investime strategjike.

Njoftimi i GJKKO:

  1. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datën 19.06.2024, Nr.382 Akti, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvëndësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 I K.Pr.Penale, me një masë sigurimi më të butë, duke shprehur vullnetin e bashkëpunimit me hetimin.
  2. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, me vendimin Nr. 382,  datë 26.06.2024 vendosi:
  3. Rrëzimin e kërkesës së personit nën hetim Jorgo Goro me objekt ” Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, si të pabazuar në ligj dhe në prova.
  4. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit të caktuar ndaj personit nën hetim Jorgo Goro, me Vendimin nr.31, datë 23.03.2024 miratuar me vendimin nr. 34, datë 26.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,  lënë në fuqi me vendimin nr. 17, datë 30.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit  për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  5. Shpenzimet gjyqësore sic janë bërë.
  6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Tiranë, më datë 26.06.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura