“Toptani Shopping Center”, tërheq markat në qendër të Qytetit!

Jun 21, 2016 | 10:43
SHPËRNDAJE

Një qytet brenda qytetit. Fokusi i tij i tejkalon pritshmëritë. Rruga e drejtë për të bërë zgjedhjen e duhur të çon pikërisht aty. Një zgjedhje e mençur, e ngritur mu në zemër të Tiranës, me qëllim afër dhe mirëmenduar, për të realizuar krejt nevojat e domosdoshmëritë e tregtareve te interesuar per te zhvilluar biznesin e tyre ne nivelin me te larte.

Toptani Center
Toptani Shopping Center

Gjithçka realizuar më kërshërinë që tregu e kërkon dhe një standardi që bindshëm garanton shërbime të arrira. Një qendër tregtare nuk ka se si të jetë thjeshtë një qendër shërbimesh. Do te jete qendra e blerjeve dhe argetimit per Tiranen. Nje terheqje per te gjitha markat me te mira vendase dhe internacionale.

PREZANTIMI I PROJEKTIT

Kompania “Gener2”, një nga kompanitë më prestigjioze në tregun shqiptar, me një portofol biznesi që përfshin zhvillimin urban, ndërtimin, energjinë, telekomunikacionin, pasuri të paluajtshme dhe retail, po zbaton një nga projektet më të rëndësishëm të saj në qendër të Tiranës.

Qendra Tregtare “Toptani Shopping Center” është e pozicionuar brenda unazës së vogël, 100m në lindje të sheshit “Skënderbej” dhe gjendet në kryqëzimin e rrugëve “Abdi Toptani” e “Xhorxh W. Bush”. Zona në të cilën është e pozicionuar qendra është atraktive nga këndvështrimi ekonomik, administrativ, social dhe kulturor. Prania e shumë institucioneve, godinave dhe zonave publike, kërkon përqasje shumëdimensionale në përcaktimin e aktivitetit tregtar dhe në dizenjimin e identitetit të saj.

Projekti i qendrës është dizenjuar nga arkitekti i njohur holandez Vini Mass, me një arkitekturë shumë moderne. Godina e parë nga lart ka formë amorfe, e ngjashme me një puzzle, dhe vertikalisht përgjatë fasadës së saj ndërthur forma të rregullta gjeometrike. Punimet mbi godinën janë drejt mbarimit, ashtu sikurse janë dhe studimet dhe analizat e nevojshme për mbushjen dhe vënien në funksionim të saj.

1

QËLLIMI I PROJEKTIT

Qëllimi i këtij projekti është ngritja dhe funksionimi i një qendre tregtare, e cila do jetë një pikë e fuqishme magnetike, e qëndrueshme në kohë, atraktive dhe gjithëpërfshirëse. Projekti konsiston në ngritjen e një objekti multifuknsional, i destinuar totalisht për biznes, që përfshin shopping, argëtim dhe ofrim shërbimesh.

Qendra synon të jetë:

  • Qendër funksionale, retail, si një sistem i integruar aktiviteti tregtar. “Toptani” synon të jetë lokacioni perfekt për të prezantuar konsumatorin me brandet ndërkombëtare dhe risitë e modës.
  • Qendër funksionale si një sistem i integruar nga ana fizike, shërbimeve, aksesi (duke qenë se ndodhet në një pozicion të përshtatshëm dhe të aksesueshëm, ideal për zyra dhe shërbime, visibilitet i madh)
  • Qendra do të ketë shërbimin më IN dhe shumëllojshmëri të restoranteve dhe bareve, si edhe duke ofruar maksimumin e komfortit për klientët.
  • Të kthehet në një nga aktraksionet e Tiranës, duke qenë se ndodhet në një zonë historike, pranë pedonales dhe Kalasë së Tiranës, si edhe synohet të gjallërohet/aktivizohet sheshi dhe pedonalja.

Çfarë ofrojmë ne është një optimum i shërbimeve, duke përmbushur elementët e mëposhtëm:

  • Një destinacion për blerësit. Duke përmbushur nevojat e përditshme me shërbime dhe produkte cilësore, argëtim dhe gjithçka në raportin më të mirë çmim-cilësi.
  • Një qendër për tregtarët, të cilët do të gjejnë te kjo qendër një hapësirë funksionale, të pozicionuar shumë mirë në kat, në hapësirën e vet të dedikuar dhe me fluks blerësish.
  • Një qendër për investitorët. Përfitime nga përdorimi i plotë i sipërfaqes dhe shpërndarjen më të mirë të tregtarëve në kat dhe në zona të dedikuara për secilin shërbim.

“Toptani Shopping Center” (projekti më i madh VRF në Shqipëri) mundëson standardet më të larta të mundshme për klientët. Për këtë arsye “TOPTANI” cilësohet si një sukses i kualitetit dhe performancës në industrinë e ndërtimit në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura