Tornado fundosi jahtin, nëna tregon si shpëtoi foshnjën e saj: Për pak sekonda e humba në det, pastaj e përqafova sërish mes tërbimit të dallgëve

Aug 19, 2024 | 13:47
SHPËRNDAJE

Një jaht luksoz rreth 50 metra me 22 persona në bord u fundos për shkak të motit të keq që goditi brigjet e Palermos.

itali jahyt

Jahti Bayesian u fundos në det rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm (19 Gusht). 15 prej tyre u shpëtuan nga patrullat e rojes bregdetare dhe zjarrfikësit. Ndërkohë një trup i pajetë është gjetur, ndërsa 6 të tjerë rezultojnë të zhdukur janë ende të zhdukur.

Mjeti lundrues u fundos për shkak të tornados që goditi zonën. Dramatike është historia e Charlotte, nënës 35-vjeçare e mbetur në mëshirën e dallgëve së bashku me vajzën e saj 1-vjeçare Sofia. Ajo ka rrëfyer se s’i arriti të shpëtojë të bijën mes “tërbimit” të dallgëve.

“Për dy sekonda humba vogëlushen në det, pastaj menjëherë e përqafova sërish mes tërbimit të dallgëve. E mbajta fort, pranë meje, ndërsa deti ishte i stuhishëm. Shumë bërtisnin. Për fat, erdhi varka e shpëtimit”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura