Të paktën gjashtë persona humbën jetën pasi tornadot dhe stuhitë e forta shpërthyen disa pjesë të Tenesit të shtunën.
Ndërtesat u shndërruan në rrënoja dhe komunitetet u zhytën në errësirë kur moti ekstrem goditi pjesë të shtetit jugor të SHBA, raporton BBC.
Tre nga vdekjet u raportuan në një periferi veriore të Nashville, kryeqyteti i shtetit.
Dy të rritur dhe një fëmijë u vranë në qytetin e Clarksville, rreth 50 milje (80.4 km) në veri-perëndim.
Joe Pitts, kryetari i bashkisë së qytetit, ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme, duke përfshirë një shtetrrethim në orën 21:00, i cili do të vazhdojë të dielën.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al