“Tradhtinë e mora vesh nga…”- Alma Bektashi tregon si mori vendimin për t’i dhënë fund martesës 25-vjeçare: E kisha dëgjuar, por s’u besoj gjërave pa i parë vetë

Aug 1, 2024 | 11:32
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Alma Bektashi ka rrëfyer momentin kur zbuloi tradhtinë e bashkëshortit pas 25 vitesh martesë.

alma bektashi sokol stafa

Artisja e njohur rrëfeu se zbuloi se babai dy fëmijëve të saj, Sokol Stafa tregoi se kishte dëgjuar për tradhtinë e tij, por theksoi se nuk i beson gjërat pa e parë vetë.

Ajo u shpreh se vërtetoi tradhtinë bashkëshortore kur fotot e të shoqit me të dashurën e tij u publikuan në portale.

“Nuk është vendim i lehtë. Vendimi për t’u ndarë ka qenë tradhtia bashkëshortore, unë e marrë si mungesë respekti ndaj personit që kalon një kohë të gjatë. Unë nuk e toleroj tradhtinë, mungesën e respektit, gjërat që nuk janë të shëndetshme në një marrëdhënie martesore. Duke qenë kategorike, 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. Ishte vendim i marrë përnjeherë. E kam marrë vesh nëpërmjet portaleve.

Kisha dyshime, kisha dëgjuar, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë. Për të besuar diçka duhet ta shohësh vetë. Është e vështirë kur je profesoreshë, në koncerte, spektakle, edhe në kështu rastesh prej mirëkuptim në mënyrë absolute. Por duke e parë që luhatet në familje besimi, nuk besoj që duhet të fal…

Mund të kem edhe kritika nga publiku, por pa kaluar në lëkurën time nuk e kupton”, tha Alma Bektashi për “Sol”.

Tradhtia e ish-bashkëshortit të Alma Bektashit u zbulua në qershor 2021, nga vetë e dashura e Sokol Stafès, e cila është 20 vite më e re se ai.

Ajo kë ka ndarë me miqtë në “Instagramin” e saj fotot romantike, dedikimet e dashurisë dhe albume fotosh, duke dalë hapur si një çift i vërtetë gjatë pushimeve në Dubai apo destinacione të tjera luksoze.

Kanë qenë miqtë e përbashkët që janë habitur kur kanë parë “Instagramin” e psikologes me foto ku i deklaronte publikisht dashurinë burrit të Alma Bektashit dhe pas zbulimit të lajmit këngëtarja vendosi t’i japë fund martesës nga e cila edhen në jetë vajza Anisa, dhe djali, Orest.

Në një intervistë rreth 1 vit më parë, Alma Bektashi tha se Sokol Stafa ishte inekzistent në jetën e saj.

“Sa i përket divorcit tim nuk do të flisja për dikë që ka kohë që është inekzistent në jetën time dhe të fëmijëve të mi. Jam një nënë që i përkushtohem fëmijëve të mi, kemi një marrëdhënie fantastike. Jemi si tre shokë që jetojmë në një banesë, por secili në dhomën e vet.

Ajo që më shqetëson më shumë tek femrat e divorcuara është që s’kanë mundësinë, nuk gjejnë përkrahje as tek familja, as tek njerëzit që i rrethojnë. Askund, është edhe në kulturën tonë.

Më vjen keq ndoshta jam pak e vrazhdë në këtë aspekt por kultura fillon nga prindërit. Ju e keni parë gjithmonë linin pesë, gjashtë apo shtatë femra vetëm për të dalë një djalë. Pastaj kur fillojnë të rriten, vajzave i jepet uji e djalit qumështi, se është vetëm një djalë. Diskriminimi fillon prej nënës dhe babait”, tha ajo.

Me ish-bashkëshortin ajo u njoh në Tiranë në kulmin e saj si artiste, në kohën kur kishte fituar çmimin “Intepretimi më i mirë” i Festivalit të Këngës në vitin 1995.

Më pas me kthimin në Prishtinë e mori dhe partnerin me vete, ku krijuan familjen e tyre. Për shkak të intervistave apo shfaqjes në krah të njëri-tjetrit në një kohë të shkurtër u bë i njohur edhe Sokoli për publikun.

Alma Bektashi është një nga këngëtaret më dominante shqiptare dhe numëron shumë këngë, albume dhe videoklipe në karrierën e saj. Në fund të vitit 2011, ajo u përzgjodh nga stafi i “Top Channel” për të qenë pjesë e jurisë profesionale talent showt “The voice of Albania”, çoi drejt fitores talentin e saj Rinën. Alma është e njohur për jetën e saj mes Prishtinës dhe Tiranës, jo vetëm për shkak të punës dhe karrierës profesionale, por edhe për faktin se u martua në Shqipëri, ndërsa mbaroi studimet në degën e Kantos në Akademinë e Arteve në Tiranë.

Një ndër këngët e saj të para ishte “Nuk ka tjetër si ai”, që u shoqërua edhe me videoklip si dhe ishte pjesë e “Video Fest Muzikor 2003” ku mori çmimin “Videoklipi më i mirë në konkurrencën e Postproduksionit më të mirë”. Po ashtu, u pëlqye kënga “Do të pres, një videoklip ky që ishte pjesë e festivalit “Zhurma Show Awards” në vitin 2004.

Gjatë karrierës së saj që pas viteve ‘90-të, Alma ka marrë pjesë edhe në shumë festivale ku ka qenë fituese e disa çmimeve të para. Ajo ka marrë pjesë edhe në festivalin “Kënga Magjike”, në vitin 1999 me këngën “Ti Largohu”, dhe në vitin 2002 me këngën “Më mungon”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura