Gomonia me 55 emigrantë në bord nga Vlora drejt Italisë/ Arrestohet 63 vjeçari nga Tirana. Roli që kishte ai

Jan 10, 2021 | 8:36
SHPËRNDAJE

Një 63 vjeçar nga Tirana ka përfunduar në prangat e policisë në lidhje me tentativën për të kontrabanduar emigrantë drejt brigjeve italiane.

7DB26DC5-21E0-4FBF-99B2-D06FB331957F_cx0_cy13_cw0_w1023_r1_s

Policia e Vlorës bën me dije këtë mëngjes se shtetasi me iniciale F. D., po përpiqej të trafikonte 9 emigrantë me gomone.

Njoftimi:

Në vijim të operacionit të përbashkët të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta, në grykëderdhjen e lumit Vjosë.

Vihet në pranga një nga autorët e përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për hetimin e Trafiqeve dhe Narkotiëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe DVP Tiranë,  arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 63 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas ka strehuar në ambientet e hotelit në pronësi të tij, migrantët e evakuuar gjatë operacionit të djeshëm.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e hotelit janë gjetur të strehuar dhe 9 klandestinë të tjerë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe gjetjen e personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet iu referuar Prokurorisë, për veprën penale ”Dhënie Ndihmë për Kalim të Paligjshëm Kufiri” e kryer ne bashkëpunim.

LEXO EDHE: 

Si u shpëtuan 55 emigrantë në det/ ‘VOA’: Rikthehet trafiku me gomone nga Shqipëria drejt Italisë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura