Presidenti Donald Trump gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, i është drejtuar kombit pas përplasjes së një avioni pasagjerësh dhe një helikopteri ushtarak, në Uashington DC.
Trump e cilësoi një tragjedi të vërtetë, ndërsa bëri me dije se nuk kishte asnjë të mbijetuar.
Presidenti shprehu ngushëllimet e tij dhe të zonjës së parë për familjet e viktimave.
“Ne nuk e dimë se çfarë çoi në këtë përplasje, por kemi disa opinione dhe ide shumë të forta”, thotë Trump, duke u zotuar të sigurohet që asgjë tjetër e ngjashme të mos ndodhë përsëri.
Ai tja se do të “rikthejë besimin në udhëtimet ajrore amerikane”, por sulmoi Administratën Federale të Aviacionit, duke kritikuar ato që ai thotë se janë rregulla se kush mund të punojë në kontrollin e trafikut ajror.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al