Tragjedi në Turqi, përmbyset autobusi plot me pasagjerë, 6 të vdekur dhe 34 të lënduar

Oct 18, 2024 | 10:28
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të premte në Turqi me pasojë 6 të vdekur dhe 34 pasagjerë të lënduar.

Capture

Në aksident është përfshirë një autobus, i cili për rrethana ende të panjohura ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Aksaray-Ankara në zonën Acıpınar.

Në vendngjarje janë dërguar ambulanca, ekipe policie dhe zjarrfikëse.

Sipas të dhënave fillestare nga aksidenti kanë humbur jetën 6 persona dhe 34 të tjerë janë lënduar. Nuk ka ende informacion lidhur me numrin total të pasagjerëve në autobus.

Burime zyrtare thanë për mediat në Turqi se bëhet fjalë për autobus me turistë, i cili ishte nisur nga Balıkesir për në Kapadokia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura