Tragjedia në Kosovë/ Flet i afërmi i një prej viktimave: Të tre fëmijët i gjetëm të pajetë nën rrënoja! Ja si i zbuluam

Feb 2, 2025 | 15:02
SHPËRNDAJE

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e kaluar (1 shkurt), në fshatin Jabllanicë, të komunës së Gjakovës, ku si pasojë e një shembje të një objekti të pabanuar, tre fëmijë kanë humbur jetën.

kosove

Viktimat janë një 13-vjeçar dhe dy të tjerë të moshës 16 vjeç të familjeve Ramaj, Mehmetaj dhe Morina, familje këto, që bashkë me fshatin sot janë në ditë zie.

Sipas KosovaPress, njëri nga viktimat ka qenë fëmija i vetëm i familjes. Ndërkohë, objekti i rrënuar dikur ka qenë një market, e që mbas lufte ka qenë e pashfrytëzueshme.

Sipas disa incizimeve të një kamere të shtëpisë, shihet se shtëpia është rrënuar rreth orës 16:35, kurse, tre të miturit pas gjashtë orësh janë gjetur nga familjarët pa shenja jete.

Mënyra se si janë gjetur të miturit e ka shpjeguar një familjar, i cili ka ndihmuar për t’i nxjerr nga rrënojat.

Ai tha se pasi njëri nga prindërit ishte shqetësuar se djali nuk po e hapte telefonin, ka dalë për ta kërkuar dhe në momentin që ka parë objektin e rrënuar, ka dyshuar se janë në të.

“Kanë dalë si rinia duke luajtur, shokë. Për viktimat kur kemi hetuar që janë këtu, iu kanë rënë telefonat në këtë objekt, kemi thirrur policinë, kanë ardhur policia shumë shpejt, ambulanca, zjarrfikësit, kur i kemi gjetur pa shenja jete. E kemi zbuluar se i kemi kërkuar këndej në këtë lagje, që kanë dalë për të luajtur, kjo ka qenë në këmbë, kur e kemi pa të rrëzuar, kemi dyshuar që mos janë në të, i kemi thirrur në telefon, iu kanë rënë telefonat brenda”, tha Ademaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura