Specialistët në fushën e ndërtimeve dhe gjeologjisë kanë folur në emisionin “Log” në Panorama TV lidhur me tërmetet shkatërrimtare në Turqi e Siri.
Ish-drejtor i Institutit të Ndërtimit Artur Roshi, inxhinieri gjeolog/sizmolog Klodian Skrame dhe inxhinieri strukturist Erald Kërluku kanë qenë në një mendje kur kanë thënë se tragjeditë nga tërmetet vijnë kryesisht për shkak të ndërtimeve pa kriter dhe standarte.
Roshi tha se në vendet e korruptuara edhe tërmetet lënë më shumë gjurmë, ku mori rastin e Japonisë që sipas tij lëkundjet e tokës janë të shpeshta, por nuk sjellin asnjë problem.
Pjesë nga biseda në studio:
Endri Xhafo: Ndjesia që ju la tërmeti në Turqi në momentin e parë:
Artur Roshi: Të lë një ndjenjë pesimizmi, një respekt të shtuar për jetët njerëzore të humbura dhe në fund të shkon mendja te shkaku. Cili ishte shkaku. Unë them që edhe Turqia po futet në vendet që qeverisin keq, në raport me garantimin e jetës së qytetarëve. Në vendet më të korruptuaram tërmetet lënë gjurmë më të mëdha. Në japoni ka pasur tërmete të këtij niveli dhe asnjë lloj dëmtimi. Kemi të bëjmë me një mungesë të standarteve të ndërtimit.
Klodian Skrame: Një nga lektorët tonë ka qenë një professor turk. Nga shkalla e dëmtimeve, e fataliteteve që kanë pasuar goditjet e asaj date. Duke iu bashkangjitur fjalës së zotit Artur, zhgënjimi që ne morëm është për mosrespektimin e standarteve, rregullave, normave të ndërtimit.
Erald Kërluku: Normalisht i kemi të freskëta edhe ne ato ndjesitë e tërmetit të nëntorit të vitit 2019. Normalisht tërmeti i Turqisë ishte i dimensioneve shumë të mëdha. Tërmeti duhet të hiqet nga lista e fatkeqësive natyrore. Si është e mundur që një godinë të rrëzohet dhe një tjetër jo. Ti e njëh shumë mirë këtë fatkeqësi dhe duhet të mësohesh për të bashkëjetuar me të. Ishte një dukuri në Turqi, e një shtëpie të inxhinierëve të ndërtimit që ishte e vetmja që nuk u shemb, pasi ndërtesat e tjera përreth ishin shembur, pra për veten e tyre ata e kishin ndërtuar shumë mirë.
Klodian Skrame: Ndjesia ime fillestare ishte që sapo mora vesh lajmin, e mora herët dhe nga një media që më kontaktoi. Dihet që Turqia është vend sizmik, po që qyteti që është më i rrezikuar është Stambolli. Fakti që në zonën jugore të vendit ndodhi një fatkeqësi e tillë, pas konsultimeve që pata edhe me kolegët në Itali, numri i viktimave mund edhe të rritet. Një tërmet i tillë mund të përsëritet një herë në 100 vite.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al