FOTO- Tragjike/ Shpërthimi i gazit shemb ndërtesën dykatëshe në Itali, ndërrojnë jetë dy fëmijë 6 dhe 4 vjeç, shpëtohet babai i tyre

Sep 22, 2024 | 12:02
SHPËRNDAJE

Një ndërtesë dykatëshe u shemb në Saviano, në provincën e Napolit si pasojë e shpërthimit të gazit.

shperthim itali shembet banesa

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në katin e dytë, në shtëpinë e një të moshuari. Ndërkohë në katin e parë një familje me 5 anëtarë –  burrë, grua dhe tre fëmijë – mbetën nën rrënoja.

Zjarrfikësit nxorën të gjallë babanë dhe një nga tre fëmijët e tij 2-vjeçarë. Megjithatë, nuk mund të bëhej asgjë për dy fëmijët e tjerë, një 6-vjeçar dhe një 4-vjeçar, të cilët të dy vdiqën nga shembja.

Nën rrënoja është nëna e fëmijëve dhe një e moshuar, për të cilat po punohet për t’i gjetur.

Djali dy vjeçar i nxjerrë i gjallë nga rrënojat është transportuar në spitalin Santobono në Napoli dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa babi ndodhet në gjendje të rëndë.

shperthim itali banesa  (8) shperthim itali banesa  (9) shperthim itali banesa  (7) shperthim itali banesa  (4) shperthim itali banesa  (5) shperthim itali banesa  (6) shperthim itali banesa  (3) shperthim itali banesa  (2) shperthim itali banesa  (1) shperthim itali shembet banesa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura