“Trajneri është i etur për më shumë gola dhe presing”, Harry Kane mpreh “shpatën”: Bajerni s’ka pika të dobëta

Sep 25, 2024 | 11:39
SHPËRNDAJE

Gjigandët e Bajern Mynih janë në top formë këtë sezon dhe po dominon kundërshtarët sipas “dëshirës”. Por çfarë fshihet pas kësaj serie mbresëlënëse të fitoreve?

KEJN

Sulmuesi Herri Kejn jep njohuri emocionuese për filozofinë e re të ekipit. Për Herrin, çelësi i fuqisë aktuale të Bajernit qëndron në kërkesën e trajnerit Vinsent Kompani për një stil të fortë dhe agresiv të lojës.

BOMBERI – “Shefi (trajneri) do që ne të luajmë me intensitet të lartë, edhe nëse kryesojmë 1-0 ose 2-0. Ai dëshiron të shohë tre, katër, pesë gola. E patë këtë në Bremen, dhe në Ligën e Kampionëve gjithashtu. Kjo është filozofia jonë. Ne duam t’i shtyjmë kundërshtarët në kufijtë e tyre, të cilët ata nuk mund t’i ruajnë”, shpjegoi sulmuesi për “BILD”. Kjo lakmi sulmuese dhe vullneti i shfrenuar për të vënë kundërshtarin nën presion jo vetëm që i kanë sjellë bavarezët gjashtë fitore në gjashtë ndeshjet e para konkurruese të sezonit, por edhe 29 gola, më shumë finalizime në këtë pikë të sezonit se kurrë më parë.

Kejn gjithashtu theksoi se sa shumë po rritet skuadra në çdo ndeshje: “Është mbresëlënëse, ne po zhvillojmë me çdo takim. Cilësinë mund ta shihni në gola. Mbi të gjitha, loja pa top ishte e mrekullueshme, pikërisht mentaliteti i duhur si ekip. Ne u përpoqëm të rifitonim çdo top dhe vështirë se i lejuam kundërshtarit asgjë. Ky është një qëndrim i shkëlqyer. Duket sikur ekipi nuk ka asnjë pikë të dobët”, vijoi goleadori i përfaqësues së “Tre Luanëve”. Një tjetër element qendror që e dallon skuadrën nga Mynihu është puna jo egoiste në grup. Trajneri Vinsent Kompani thekson integrimin e jashtëzakonshme të lojtarëve si Kejn dhe Mishel Olize, të cilët jo vetëm shkëlqejnë me golat e tyre, por janë gjithashtu të gatshëm të luftojnë për shokët e tyre. “Kur lojtarët kryesorë vrapojnë dhe luftojnë për njëri-tjetrin, kjo është një pjesë e madhe e suksesit,” vlerësoi Kompani. Aktualisht Bajern Mynih grumbullon 12 pikë pas 4 javësh, 3 më shumë se ndjekësi më i afërt, Bajer Leverkusen.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura