Trajnohen anëtarët e Grupeve të Numërimit/ Do angazhohen 4 GNV për votat e Bashkisë së Himarës

Aug 5, 2024 | 0:25
SHPËRNDAJE

Për plotësimin e procesit të numërimit të votave për Bashkinë e Himarës do të angazhohen 4 grupe të numërimit të votave.

Grupet e numerimit
KQZ ka bërë të ditur se para procesit të numërimit ka trajnuar anëtarëve të GNV-ve, duke i ndarë në dy grupe.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve trajnoi anëtarët e grupeve të numërimit, të cilët do të angazhohen në procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë.

U trajnuan 8 grupe numërimi, nga të cilat 4 GNV janë grupet e para të numërimit dhe 4 grupet e dyta të numërimit.

Në Vendin e Numërimit të Votave do të jenë të vendosura 4 tavolina numërimi, në të cilat janë instaluar kamerat monitoruese/regjistruese të fletëve të votimit gjatë procesit të vlerësimit të votave”, thekson KQZ.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura