“Trajtim të barabartë për fëmijët në vështirësi shëndetësore”- Elisa Spiropali uron vitin e ri shkollor! Mori drejtimin politik për qarkun e Tiranës, ja si përgjigjet kryetarja e Kuvendit

Sep 9, 2024 | 10:35
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali uroi sot vitin e ri shkollor nga Qendra Burimore për Fëmijët me aftësi ndryshe, ndërsa dha edhe një deklaratë për mediat, duke theksuar se duhet të ketë trajtim të barabartë për këta fëmijë që janë në vështirësi shëndetësore.

spiropali

“Uroj të kenë suksese gjithmonë dhe ta nisin rrugën e dijes më këmbë të mbarë. Uroj prindërit dhe mësuesit duke i nxitur që të shërbejnë dhe të japin më të mirë fëmijëve që janë e ardhmja e këtij vendi. Ne duhet të kemi mendjen dhe sytë tek fëmijët me aftësi të veçanta, sepse ata gazojnë të gjithë të drejtat për të pasur një arsimim për të qenë të zotët. Ashtu sic po investojmë në infrastrukturën shkollorë, ne duhet të bëjmë të mundur që cdo fëmijë pavarësisht prejardhjes krahinore, sociale apo të tjera sic është këtu fëmijët e qendrës burimore që kanë vështirësi fizike apo shëndetësore ata të marrin trajtim të barabartë për shkollimin dhe jetën e tyre”, tha Spriopali.

Ndërsa e pyetur nga gazetarët si ndihej që mori drejtimin politik të Tiranës, Spiropali tha se është njësoj, përveç faktit që i rritet përgjegjësia.

“Shqipëria është njësoj nga Tirana në Tropojë dhe nga Tropojë  në Konispol, për ne qe merremi me politik nuk ka ndonjë ndryshim, përveçse shtohet  ndonjë e përgjegjësisë”, u shpreh kryetarja e Kuvendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura