Transferim “me këste” në SHBA për Uzunin, Granada pranon kërkesën e veçantë për lojtarin

Jan 19, 2025 | 14:35
SHPËRNDAJE

Myrto Uzuni po bëhet gati të largohet drejt SHBA, për të vazhduar karrierën në radhët e Austin atje. Vizitat mjekësore të së hënës janë formalitet, pasi pengesa më e madhe e cila i përkiste pagesës së klauzolës, duket se ka gjetur zgjidhje.

uzuni

Granada fillimisht tentoi të bllokonte transferimin e lojtarit, por tanimë është dorëzuar plotësisht dhe për më tepër, ka pranuar kërkesën e amerikanëve për mënyrën se si do të paguhen 12 milionë eurot që parashikohen në klauzolën e sulmuesit shqiptar.

Pala amerikanë e ka të pamundur të bëjë një pagesë të plotë të menjëhershme të kësaj klauzole dhe kjo d të mjaftonte për të bllokuar transferimin e Uzunit, pasi duhet që klubi që e kërkon, të dorëzojë shumën e plotë në llogaritë bankare të spanjollëve. Megjithatë, palët kanë gjetur një akord për pagesën “me këste” të klauzolës së Uzunit. Ajo do të ketë shtirje kohore edhe në vitin e ardhshëm, duke paguar vetëm një pjesë tani.

Kjo i jep fund eksperiencës së Uzunit në radhët e Granadas, ku theu të gjitha rekordet e rrjetave të tundura e padyshim u kthye në tre vite në futbollistin kryesor të këtij klubi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura