Tre anësorë, Milani bëhet me krahë. Në klub nisin audicionet për të kërkuar “gjak të ri”

Oct 12, 2024 | 13:03
SHPËRNDAJE

Janari është afër: tashmë është koha që Milani të mendojë për merkaton e dimrit. Në pritje të rihapjes së negociatave, do të jetë një vjeshtë shumë e nxehtë për disa kuqezinj si Joviç, Okafor apo Çukvueze të cilët i kanë dhënë pak ose aspak këtij fillimi sezonit.milanAta duhet të tregojnë se janë të dobishëm ose përndryshe mund të dalin në shitje me klubin që do të mendonte për prurje të reja. Sa për përforcimet, një opsion për Milanin, do të ishte ai i Noa Lang, i lidhur tashmë me kuqezinjtë në kohën kur militonte te Bryzhi. Sot anësori luan për PSV Eindhoven, që e bleu atë në korrik 2023 për 15 milionë euro. Në kampionatin holandez vetëm tre paraqitje si titullar në tetë ndeshje, dy zëvendësime nga dy edhe në Champions. Një pistë, siç u përmend, tashmë e eksploruar dhe që “Djalli” nuk ka gjasa ta ketë braktisur dhe që mund të rihapet. Në moshën 25-vjeçare dhe me një karrierë mes Belgjikës dhe Holandës, lojtari do të ishte gati për një eksperiencë të re evropiane.

ME PLAN – Një ide tjetër në “Casa Milan” është ajo që të çon te Andreas Skov Olsen, 24 vjeç. Danezi luan te Bryzhi, por më parë ka qenë te Bolonja për dy sezone e gjysmë. Prandaj për të nuk do të kishte asnjë problem për t’u përshtatur në Serinë A: 71 ndeshje dhe tre gola si kuqeblu. Që nga janari i vitit 2022 ai luan në Belgjikë e si anësor i djathtë që ka shënuar 14 gola në këtë vit kalendarik vlen të paktën 15 milionë. Opsioni i tretë: Ismaila Sarr, e lindur në 1998 dhe që gjithashtu bën anësorin për llogari të Kristal Palasit. Historia e tij deri më tani është ndarë mes dy kampionateve të tjera, Ligue 1 me Metz, Ren dhe Marejë e Premier League me Uofordin dhe pikërisht Kristal Palasin.

Në Angli ka luajtur sivjet një herë si titullar në shtatë ndeshje, kundër Liverpulit në fundjavën e kaluar. Nga drejtuesit nuk cilësohet si i paprekshëm e çmimi edhe në këtë rast është rreth pesëmbëdhjetë milionë euro. Shifra është brenda mundësive te klubit që ka shënuar rritje financiare, por nëse operacionet do të financoheshin nga shitja e ndonjërit mes Joviçi e Çukvuezes, drejtuesit do të ishin më komodë.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura