Trekëndësh dashurie në BBVIP? “Unë e kam ndarë, e kam shok”- Heidi i pret shpresat Fationit, Romeo për Riken: Nuk më tërheq si femër, ndërsa…

Jan 27, 2024 | 22:27
SHPËRNDAJE

Ndërsa të gjithë presin çiftin e parë në ‘Big Brother Vip 3’, akoma nuk e kemi një të tillë. Fationit iu prenë shpresat nga Heidi, e cila tha se e sheh vetëm si shok. Nga ana tjetër, Romeo, i cili është parë pranë me Riken, ka thënë se kjo e fundit nuk e tërheq si femër, por e ka vetëm shoqe.

bbvip

Nga ana tjetër, mund të ketë një romancë mes Romes dhe Heidi. Aktori dhe prezantuesi thotë se Heidin e kam simpati, ndërsa kjo e fundit tha se Romeo i jep energji të mirë.

Pjesë nga biseda:

Heidi: Afrimiteti me Fationin ka qenë gjithmonë, por në këtë moment jemi shokë. Më vjen shumë keq, unë jam e dashur dhe shpesh duket sikur jap sinjal

Fationi: Hedi më është afruar për mirë dhe kam një kimi me Heidin. Jemi në fillime dhe nuk mund ta përcaktoj. Kuptohemi me sy. Mund të jetë dhe çështje vetëm shoqërie. Mund ta kem shumë shoqe, nuk mund ta ndaj

Heidi: Fation, unë e kam ndarë

Rike: Nëse më shihni me Romeon, që më përqafon, është thjesht miqësi.

Romeo: Unë Riken e kam si motër.

Ledioni: Rike, ty nuk të pëlqen Romeo?

Rike: Jo, fare po fare.

Romeo: Rikja nuk ka lidhje fare. Nuk më tërheq si femër. Nuk e shoh do me atë sy.

Rike: Nuk e shohim me atë sy njëri-tjetrin.

Roemo: Heidi është një vajzë fantastike që më jep energji të mirë.

Ledioni: Ja si i hollohet zëri vlonjatit (qesh).

Romeo: Po thoja që për Heidin unë kam një simpati. Është vajzë simpatike që më jep energji të mirë. Mua kjo vajzë më je energji o vlla, kaq.

Heidi: Unë jam në të njëjtin nivel. Më jep energji pozitive dhe dua të them një gjë po e shijoj shumë jam për qejfin tim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura