Tiago Mota u mërzit pak kur në sallën e shtypit në “Maradona” pas disfatës ndaj Napolit, dikush i kërkoi një sqarim për situatën e Dushan Vlahoviçit.“Ai është një lider shumë pozitiv dhe, deri më tani, ka dhënë një kontribut të madh. Do të vazhdojë të na ndihmojë sepse ne kemi nevojë për të gjithë. Mos krijoni probleme atje ku nuk ekzistojnë”, u shpreh Tiago Mota.
Megjithatë, përtej deklaratave që nuk krijojnë panik dhe që janë pjesë e detyrave të trajnerit, ka një të vërtetë objektive që lexohet lehtësisht në shifra. Në tri ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Championsit, sulmuesi serb ka nisur gjithmonë nga stoli dhe ka luajtur më pak se gjysmë ore në total. Me pak fjalë, dëmtimi i vogël i pësuar në mesin e janarit dhe ndeshjet e shumta të luajtura të plota në muajt e kaluar, sigurisht që kanë ndikuar në zgjedhjet e trajnerit, por ky nuk mund të jetë roli i Vlahoviçit te Juventusi. Kjo është arsyeja pse nuk është ekzagjerim të flasim për “çështjen Vlahoviç.
Te Juvja është një situatë që duhet sqaruar dhe zgjidhur sa më parë, për të përcaktuar edhe të ardhmen e tij. Serbi ka një kontratë që skadon në vitin 2026, pra për një vit e gjysmë dhe një pagë që është më e larta. Për momentin hipoteza e një rinovimi duket shumë e largët dhe sirenat e merkatos tashmë kanë filluar të bien. Hipoteza e një shitjeje këtë javë duket e pamundur, megjithatë, edhe sepse klubit do t’i duhej të arrinte të merrte të paktën 30 milionë euro për të shmangur të paktën humbjen në bilance, por edhe marrëveshja mund të ishte e nxituar. Në qershor gjërat do të jenë ndryshe, dhe Juventusi mund të ketë më shumë shanse për ta larguar me një shifër më të lartë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al