NGA GJENERAL PIRO AHMETAJ
Sot, datë 20 janar, në hollin e “Capitol Hill”, Uashington, do të zhvillohet ceremonia e betimit të Presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z Donald Trump, i cili kundër pothuaj të gjithëve (Deep state, fake-news dhe exit polleve fake), i fitoi të gjitha (Shtëpinë e Bardhë, Senatin, Kongresin dhe votën popullor)), duke u rikthyer triumfalisht për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Në pamundësi të pjesëmarrjes fizikisht (përgjigjur ftesës Senatorit Republikan Roger Wicker, Chairman of ASC), në statusin e Senior Ekspertit të Sigurisë, që në dy fushatat (16/2024) ka konfirmuar publikisht besimin dhe mbështetjen në projektin e Tij për: “Amerikën përsëri të madhe” (e shqipëruar edhe më të fortë), ose një superfuqi të pakonkurrueshme dhe të pamposhtur, nëpërmjet gazetës “Panorama” i shpreh urimet më të përzemërta dhe i uroj suksese në 4 vitet në vijim, Presidentit Trump. Po ashtu, i uroj përzemërsisht suksese si dhe mbetem besimplotë se Trump 2 do ta shpëtojë/shërojë SHBA nga “Deep State; demokracia fasadë, korrupsioni i politikanëve të lartë; ushtria e burokratëve me kollaro demokratike, si dhe interesat e filantropistëve”, që kanë pushtuar jo vetëm shtetin amerikan, por edhe kombin tonë të ndarë në dy shtete sovrane (Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës).
Nga ana tjetër, mbetem besimplotë, se Presidenca-Trump 2 do të shërbejë edhe për paqe dhe botë, Europë, rajone etj., më të sigurt. E thënë më qartë, pa fuqinë e pakonkurrueshme të SHBA, nuk ka as NATO, as paqe as stabilitet dhe as besim te rendi dhe mekanizmat globale të sigurisë. Prandaj, pa hyrë në detaje që nuk janë subjekt i këtij shkrim-urimi, mbetem shpresëplotë se Trump 2, duke përdor forcën e armën e leadershipit të tij, të integruar me fuqinë e pakonkurrueshme ushtarake, diplomatike dhe ekonomike të SHBA, do të triumfojë në Ukrainë, Lindjen e Mesme etj., duke i gjunjëzuar, Rusinë-Putiniste, Kinën, Iranin, Kim-Jong-un, veçmas ose edhe në Aleanca të mundshme.
Pse jam besimplotë se Presidenca Trump 2 do të shërbejë edhe si mbështetje e fortë për interesat (mbarë)kombëtare, të cilat fatmirësisht konvergojnë edhe me interesat gjeopolitike të SHBA në rajon dhe Mesdhe:
Së pari, në statusin e ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe marrëdhënieve me SHBA/NATO dhe si i privilegjuar/ftuar të ndaj: “Vlerësime strategjike për rreziqet e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor” në forumet/institutet dhe kolegët e Senatit të USA në fundvitin e 2024 etj., ripërsëris mirënjohjen kombëtare për Presidencën Trump 1, konkretisht për Marrëveshjen e Paqes, nënshkruar nën përkujdesjen/imponimin e Tij në Dhomën Ovale, (shtator 2020)” nga dy vendet sovrane (Kosovë-Serbi), si dhe qershinë mbi tortë, njohjen nga Izraeli të Kosovës.
Së dyti, mbetem sigurisht shpresëplotë se, Trump 2 do të “riinvestohet personalisht”, për të përmbyllur Projektin e Tij/Marrëveshjen e Paqes (2020), të përmirësuar përkundër: “oshilacioneve të Millosheviçit dhe interesave gjeopolitike të Rusisë-Putiniste në rajon; demokracisë burokratike; riciklimit të frikshëm të garës së armatimeve dhe agjendës bolshevike e përjetësisë së pushtetit të politikanëve/Dodik-ëve të korruptuar në Rajon”, pra për imponimin e zbatimit të një: “paketë me investime gjeostrategjike si autostrada e paqes Beograd-Prishtinë dhe lidhje me korridorin 8, port rajonal në ujërat e thella të Adriatikut (RSH), si dhe rikthimin e njohjeve të reja të Kosovës”.
Së treti, ndërkohë që janë tërhequr “pa lavdi” nga deliret e (mbi)Pushtetit se:”Trump 1, përbënte kërcënim për SHBA dhe marrëdhëniet me Shqipërinë”, edhe gjatë Trump 2 do të (keq)zhgënjehen sovranistët e Prishtinës edhe globalistët e Tiranës Zyrtare, pasi edhe Presidenca-2 ka për të provuar se prioritet i Presidentit Trump nuk janë emrat e pushtetarëve të radhës as fotot me protagonistët e partive politike (u thënçin), por: “Vetëm konvergjenca e interesave gjeopolitike amerikane me ato kombëtarë/RSH në rajon, Adriatik dhe Mesdhe”.
Së fundmi, mësimi i përbotshëm nga fitorja historike e Trump 2 është se krizat e nuk zgjidhen vetë, as vetëm me fjalime cinike, as me peshqeshe “alla-Sulltanatë”, por as se “do na vijë vetë Domald Trump të shpëtojë Shqipërinë” e (keq)gjunjëzuar nga demokracia fasadë, shteti i kapur nga korrupsioni në çdo qelizë si dhe fuqia elektorale/kriminale e mbipushtetit”.
Parë kështu, ju u bëj thirrje vllazërore bashkëqytetarëve (sigurisht edhe emigrantëve), që në zgjedhjet 11 majit 2025 t’i përbashkohemi misionit historik të 1990 “për Shqipërinë demokratike si gjithë Europa”, duke iu rikthyer shqiptarëve besimin te vlerat e së djathtës moderne: “Familja, Atdheu, Zoti, Vota, Tregu, Interesat Kombëtare, balancat demokratike të pushteteve dhe orientimi Euroatlantik i Kombit tonë të bekuar”!
Zoti e bekoftë Presidencën Trump 2, interesat kombëtare dhe partneritetin strategjik me SHBA-të si dhe aspiratën e shqiptarëve, për t’i bërë RSH dhe Kosovën si USA dhe gjithë Europa demokratike.
* Ekspert për SK, Rajonin dhe USA/NATO-n Zv.President i Këshillit të Atlantikut; dhe ish: Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD, Këshilltar i Presidentit të RSh; Zv/ShShPFA, Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO.
/Gazeta Panorama
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al