Miliona njerëz tashmë kanë votuar, ndërsa qendrat e votimit janë bërë gati për procedura të shpejta dhe më të sigurta se ndonjëherë më parë.
Në shumë prej tyre, sidomos në shtatë shtetet që pritet të jenë përcaktuese për presidentin e ri, janë shtuar masat e sigurisë si përpjekje për të parandaluar trazirat e mundshme
Miliona amerikanë do t’iu drejtohen qendrave të votimit (sot) të martën, për të zgjedhur presidentin e 47-të në histori të shtetit më të fuqishëm në botë.
Në një garë që është më e ngushtë se kurdoherë më parë, amerikanët do të vihen përballë një zgjedhjeje historike.
Zëvendëspresidentja aktuale, Kamala Harris, është kandidate e Partisë Demokratike, në përpjekjen për t’u bërë gruaja e parë presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përballë do ta ketë Donald Trumpin që synon rikthimin, katër vjet pasi humbi pushtetin nga Joe Biden.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al