“Trump duhet ta kemi mbështetësin më të madh”- Zelensky: Të mos lejojmë askënd të shkatërrojë komunikimet me presidentin e zgjedhur të SHBA

Nov 29, 2024 | 22:47
SHPËRNDAJE

Në intervistën e tij të parë me mediat britanike që nga fitorja e Donald Trump, Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenskyy u pyet se çfarë mendonte për presidentin e zgjedhur, duke thënë se “ne duhet të punojmë me presidentin e ri” në mënyrë që “ta kemi mbështetësin më të madh”.

zelensky trump

“Unë dua të punoj me të drejtpërdrejt sepse ka zëra të ndryshëm nga njerëzit rreth tij. Dhe kjo është arsyeja pse ne nuk duhet të lejojmë askënd përreth të shkatërrojë komunikimin tonë,” tha ai.

“Nuk do të jetë e dobishme dhe do të jetë shkatërruese. Ne duhet të përpiqemi të gjejmë modelin e ri. Unë dua të ndaj me të idetë dhe dua të dëgjoj nga ai”, tha Zelensky për Sky News.

I pyetur nëse kishte folur me Trump, Zelenskyy tha se dyshja kishin folur në shtator kur ai ishte në Nju Jork, duke shtuar: “Ne patëm një bisedë. Ishte shumë e ngrohtë, e mirë, konstruktive… Ishte një takim shumë i mirë dhe ishte një hap i parë i rëndësishëm – tani duhet të përgatisim disa takime”.

Për herë të parë, presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka thënë se është i gatshëm t’i lëshojë territor Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

Presidenti ukrainas u shpreh se vendi i tij mund të heqë dorë nga territori i pushtuar nga Rusia përkohësisht në këmbim që territori që e kontrollon Ukraina të futet në “ombrellën e NATO-s”.

Ai shtoi se Kievi më vonë mund të negociojë “diplomatikisht” kthimin e territorit në lindje që është aktualisht nën kontrollin rus, pasi të jetë rënë dakord për armëpushim.

“Nëse duam të ndalojmë fazën e nxehtë të luftës, duhet ta fusim nën ombrellën e NATO-s territorin e Ukrainës që kemi nën kontrollin tonë”, ka thënë Zelensky në një intervistë për Sky News.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura