Trump sinjalizon se do të mbështes legalizimin e marihuanës në Florida: Nuk do shpërdorojmë paratë duke arrestuar ata që kapen me sasi për përdorim personal

Sep 1, 2024 | 17:05
SHPËRNDAJE

Donald Trump ka sinjalizuar se do të votojë në favor të legalizimit të marijuanës për përdorim personal në Florida.

trump

Kandidati republikan për presiden shkroi në platformën e tij “Truth Social” se votuesit ka shumë të ngjarë të miratojnë masën “nëse njerëzit e pëlqejnë apo jo legalizmin e marijuanës”.

Qëndrimi i ish-presidentit amerikan e vë atë në kundërshtim me figura të tjera të larta republikane, duke përfshirë guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, i cili ka argumentuar se legalizimi i përdorimit të kanabisit do të ishte i keq për cilësinë e jetës.

“Dikush nuk duhet të jetë kriminel në Florida, kur kjo është e ligjshme në shumë shtete të tjera. Ne nuk kemi nevojë të shkatërrojmë jetë dhe të shpërdorojmë dollarët e taksapaguesve duke arrestuar të rritur me shuma personale të tyre”, tha Trump.

Propozimi është një nga një numër ndryshimesh që banorët e Floridës do të votojnë në nëntor, në të njëjtën kohë kur SHBA zgjedh presidentin e ri. Trump kandidon kundër nënpresidentes në detyrë dhe kandidates së Partisë Demokratike, Kamala Harris.

Në lidhje me legalizimin e marihuanës për përdorim personal, Trump tha se do të duhej të kishte rregulla për të “ndaluar përdorimin e saj në hapësira publike, kështu që ne nuk e ndjejmë erën e marihuanës kudo që shkojmë, siç bëjmë në shumë prej qyteteve të drejtuara nga demokratët”.

DeSantis ka pohuar se bërja e kanabisit të ligjshëm për përdorim rekreativ “do ta kthente Florida në San Francisko ose Çikago”, të dy qytete në shtetet e drejtuara nga demokratët.

Sipas BBC, marihuana medicinale u legalizua në Florida në vitin 2016. Kanabisi për përdorim personal dhe mjekësor është i ligjshëm në 24 shtete të SHBA-së, sipas Qendrës Kërkimore Pew. 14 shtete të tjera kanë legalizuar marijuanën mjekësore.

Marihuana u legalizua në Illinois 2020 dhe midis janarit dhe korrikut të këtij viti, shitjet e kanabisit arritën më shumë se 1 miliard dollarë, sipas statistikave të qeverisë së shtetit.

Në Kaliforni, ku përdorimi personal u legalizua në vitin 2016, shitjet e marijuanës arritën në 4.4 miliardë dollarë vitin e kaluar. Megjithatë, nuk është e qartë se si këto shifra krahasohen me shitjet e kanabisit në tregun e zi, i cili, sipas disave, ende lulëzon.

Kultivuesit dhe shitësit e legalizuar duhet të marrin leje dhe të paguajnë taksa, të cilat mund të jenë të kushtueshme dhe rrezikojnë ta bëjnë kanabisin e tyre më të shtrenjtë.

Trump ka shkaktuar tashmë një konfuzion në lidhje me një ndryshim tjetër që do të jetë në fletën e votimit të Floridës në nëntor. Të premten ai tha se do të votonte kundër një mase në Florida që do të mbronte të drejtat e abortit, pasi u përball me reagime nga mbështetësit konservatorë.

Aborti është i ndaluar në Florida pas gjashtë javësh të shtatzënisë, amendamenti propozon zgjerimin e tij në 24 javë. Trump fillimisht kishte sinjalizuar mbështetje për propozimin.

Fushata e tij më vonë pretendoi se ai nuk kishte thënë se si do të votonte në votim, thjesht se ai mendonte se periudha gjashtë javore ishte “shumë e shkurtër”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura