“Trupi i saj ndodhej në dysheme, po jepte frymën e fundit”- Vrau të atin pasi i m*sakroi nënën më sëpatë, dëshmia e 40-vjeçarit: Mendova se fëmijëve u ndodhi e njëjta gjë! Baba më tha “çfarë desha e bëra, tani e keni radhën ju”

Aug 10, 2024 | 13:39
SHPËRNDAJE

Është zbardhur dëshmia e Klement Islamajt, i cili hodhi babain e tij, Hyso Islamaj nga shkallët e banesës pasi i masakroi të ëmën me sëpatë. 69-vjeçari humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të marra.

Klement-Islamaj2

40-vjeçari ka rrëfyer për uniformat blu pas arrestimit dinamikën e ngjarjes, ku humbën jetën prindërit e tij.

Klement Islamaj, i cili u lejua të merrte pjesë në ceremoninë mortore të babait, Hyso Islamaj dhe nënës, Shano Islamaj, tha se po pinte kafe në lokal kur në banesën e tij ndodhi tragjedia.

Ai u shpreh se kur dëgjoi zërat u nis drejt shtëpisë dhe gjeti nënën në një pellg me gjak në korridorin e banesës.

“Lashë motorrin në oborr dhe më pas kam hyrë në banesë. Porta kryesore e banesës ishte plotësisht e hapur, siç e lëmë gjithmonë, ndërkohë në korridorin e banesës shikoj mamanë të shtrirë përdhe, me fytyrë nga sipër dhe shpinë nga pllakat, me këmbët nga ana e kësaj porte. Në pjesën e dyshemesë ku ndodhej dhe trupi i nënës time ishte me shumë gjak”, u shpreh 40-vjeçari.

Ndërsa tregoi se në atë moment, i ati doli nga kuzhina dhe i tha “Se çfarë desha e bëra, tani e keni radhën ju”.

“Menjëherë pas këtyre fjalëve, më ka goditur me gotën që mbante në dorë në pjesën e fytyrës dhe hundës, por pa e lëshuar gotën nga dora. Në këtë moment, duke mos parë dhe fëmijët aty, jam trembur se dhe fëmijëve mund t’u kishte ndodhur e njëjta gjë.

Nga ky moment, jam tronditur shumë ku jam munduar t’i shmangem babait, shumë i tronditur nga ajo se çfarë pashë dhe mosgjetja e fëmijës, e kam qëlluar me grushta dhe shkelma babain, por nuk kam përdorur asnjë lloj sendi kur kam goditur babain. Pashë që babai është rrëzuar dhe kishte akoma shenja jete”, tha ai.

Duke shtuar: “Pas kësaj, kam shkuar brenda në shtëpi për të parë nëse nëna ime ishte në jetë apo jo. Kur u afrova tek trupi i nënës, pashë që ajo po jepte frymën e fundit dhe një moment nuk reagoi më. Menjëherë pas kësaj, kam dalë në oborrin e banesës dhe kam thirrur me zë të lartë për njoftimin e ambulancës.”

Dëshmia e plotë:

Jam me banim në fshatin Shalës. Në shtëpi kam banuar me prindërit e mi Hysen dhe Shano Islamaj dhe para rreth dy muajsh kanë ardhur në banesë edhe dy fëmijët e mi, pasi jam i ndarë dhe fëmijët qëndrojnë me ish-bashkëshorten time.

Sot në mëngjes, jam zgjuar herët nga gjumi, rreth orës 05:00, dhe kam zgjuar mamanë që më bëri çantën gati për në punë dhe këtu kam parë se është zgjuar dhe babai im, i cili ka dalë nga shtëpia, ka marrë delet tona dhe është larguar. Pasi nëna më bëri gati çantën e bukës, kam marrë motorrin tim, të markës “Modena”, me ngjyrë të zezë, dhe kam shkuar tek lokali në qendër të fshatit, tek lokali i shtetasit Serjan Myrto, pasi e kisha lënë me shokun tim Erjon Domeri nga fshati Shalës që të pinim kafe dhe më pas të shkonim në punë.

Kur kam shkuar tek lokali, Erjonin e kam gjetur të ulur vetëm në një tavolinë jashtë lokalit. U ula me të dhe kam porositur kafe të cilën na e shërbeu e zonja e lokalit Adelina Myrto. Ishim duke pirë kafe me njëri-tjetrin dhe pas 10 minutash në lokal ka ardhur dhe daja im, shtetasi Nuri Tushi, i cili u ul së bashku me ne në tavolinë.

Pas rreth 2-3 minutash që Nuriu u ul në tavolinë me ne, kam dëgjuar zhurma, si të bërtitura njerëzish, që vinin nga drejtimi i shtëpisë sime. Nuk arrita dot ta fiksoj se kush pjesëtar i familjes ishte duke bërtitur. U shqetësova nisur nga fakti që dhe shoku im Erjoni më tha që këto zhurma vijnë nga shtëpia ime.

Menjëherë mora motorrin tim dhe jam nisur për tek shtëpia ime. Kur arrita tek shtëpia, në oborrin e saj, nuk ishte asnjë person. Lashë motorrin në oborr dhe më pas kam hyrë në banesë. Porta kryesore e banesës ishte plotësisht e hapur, siç e lëmë gjithmonë, ndërkohë në korridorin e banesës shikoj mamanë të shtrirë përdhe, me fytyrë nga sipër dhe shpinë nga pllakat, me këmbët nga ana e kësaj porte.

Në pjesën e dyshemesë ku ndodhej dhe trupi i nënës time ishte me shumë gjak. Në këtë moment kam parë se në korridor nga kuzhina e banesës erdhi babai im Hysen Islamaj ku, në dorën e djathtë mbante një gotë qelqi të tejdukshëm dhe sapo u ndodh përballë meje, unë i fola, duke i thënë “se çfarë kishte bërë” dhe ai mu përgjigj: “Se çfarë desha e bëra, tani e keni radhën ju” dhe menjëherë pas këtyre fjalëve, më ka goditur me gotën që mbante në dorë në pjesën e fytyrës dhe hundës, por pa e lëshuar gotën nga dora. Në këtë moment, duke mos parë dhe fëmijët aty, jam trembur se dhe fëmijëve mund t’u kishte ndodhur e njëjta gjë.

Nga ky moment, jam tronditur shumë ku jam munduar t’i shmangem babait, shumë i tronditur nga ajo se çfarë pashë dhe mosgjetja e fëmijës, e kam qëlluar me grushta dhe shkelma babain, por nuk kam përdorur asnjë lloj sendi kur kam goditur babain. Pashë që babai është rrëzuar dhe kishte akoma shenja jete; në moment jam kthjelluar disi ku jam bërë pishman për goditjet e mija ku i kam dhënë dhe ndihmë për ta kthyer trupin me shpinë nga toka duke qenë se ai, kur u rrëzua, ra me brinjë gati përmbys. Pas kësaj, kam shkuar brenda në shtëpi për të parë nëse nëna ime ishte në jetë apo jo. Kur u afrova tek trupi i nënës, pashë që ajo po jepte frymën e fundit dhe një moment nuk reagoi më. Menjëherë pas kësaj, kam dalë në oborrin e banesës dhe kam thirrur me zë të lartë për njoftimin e ambulancës.

Kam fiksuar që aty pranë u ndodh dhe më dëgjoi shtetasi Ilirjan Avdiu, banor i fshatit Shalës, i cili ishte së bashku me shtetasin Izet Dauti. Pas thirrjeve të mia për ndihmë, të parët në banesë kanë ardhur shtetaset Mira Tushi dhe Mejdi Domeri dhe pas tyre shumë banorë të fshatit dhe familjarë të mij. Dua të them se personave që erdhën për të ndihmuar u kam pohuar se babai im kishte vrarë nënën time, ndërsa për babanë nuk mbaj mend në i kam thënë gjë apo jo.

Përsa u përket konflikteve në familje, deklaruesi ka pohuar faktin se, prej shumë vitesh, babai ushtronte dhunë verbale dhe fizike ndaj nënës së tij Shano Islamaj për motive xhelozie si dhe për shkak të shqetësimeve të shëndetit mendor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura