Truri i aksionit të paligjshëm të IKMT ndaj Prestige Resort, kush është Ervin Bixha, njeriu i Dallëndyshe Bicit, i dyshuar për afera korruptive në Jug

Dec 4, 2022 | 8:55
SHPËRNDAJE

Ervin Bixha, është “truri” i aksionit të paligjshëm të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtës së Territorit ndaj “Prestige Resort” në Kavajë.

Ervin Bixha
Ervin Bixha

Ndonëse qëndron në “hije” ai është pas çdo veprimi të paligjshëm dhe krahas Dallëndyshe Bicit, është Bixha ai që zotëron dokumentet për prishjen e paligjshme të godinës dhe refuzon t’i vërë në dispozicion të përfaqësuesve të kompanisë “Erjoni” shpk, që ka hapur edhe proces gjyqësor në Gjykatën Administrative të Durrësit.

Por përtej refuzimit në lidhje me vendimin antiligjor të prishjes së Prestige Resort, Ervin Bixha është një person me të kaluar problematike. Më herët, ai ka qenë më detyre inspektor i IKMT-së në jug të vendit, atje ky dyshohet se ishte përfshirë në veprimtari të paligjshme. Për këtë arsye, pak kohë më parë, Ajet Zyberi e largoi nga detyra, për shkak se kishte të dhëna për përfshirjen e tij në akte korruptive.

Por, në mënyrë të beftë, në vend që të përballej me prokurorinë, sikurse duhet të ndodhte në një shtet ku funksionojnë institucionet, ai rikthehet në IKMT. E kjo ndodh, menjëherë në momentin kur në krye të institucionit u emërua Dallëndyshe Bici.

Dhe kjo e fundit po “përdor” të besuarin e saj në aksionin e paligjshëm dhe në shkelje të çdo procedure për shembjen e hotelit luksoz, leja për ndërtimin e të cilit u miratua në 2016 dhe gjashtë vite më vonë u vendos shembja me një akt të paprecedentë./BW

Ervin Bixha-fatmir-metaj
Ervin Bixha e Fatmir Metaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura