Ish-deputeti i PD-së dhe aktualisht drejtues politik i qarkut të Shkodrës, Luçiano Boçi, në një prononcim për Panorama.al thotë se protesta që po zhvillohet para Kuvendit është një tubim ku janë thirrur pensionistët që të shprehin revoltën dhe zemërimin e tyre për mënyrën se si i ka trajtuar dhe se si po i trajton qeveria.
Boçi tha se pensionistët duan që jeta e tyre të mos jetë një kalvar vuajtjes, siç ka qenë deri tani.
“Ata duan qetësi, kërkojnë siguri dhe këtë gjë kjo qeverisje ua ka marrë dhe madje nuk ua jep në masën që e meritojnë dhe që u duhet që të përballojnë jetën”, tha Luçiano Boçi.
Më tej ai u shpreh se një pjesë e pensionistëve mezi presin fundin e tyre që të shpëtojnë nga vështirësitë që kanë në jetë.
Boçi: Sot është një tubim ku janë thirrur pensionistët që të shprehin zemërimin dhe revoltën e tyre për mënyrën si i ka trajtuar qeveria përgjatë këtyre viteve dhe se si vepron sot me hallet, problemet me jetët e tyre.
Ata duan që jeta e tyre të mos jetë një kalvar vuajtjesh që siç ka qenë deri tani , duan qetësi, duan siguri dhe këtë gjë kjo qeverisje ua ka marrë dhe madje nuk ua jep në masën që e meritojnë dhe që u duhet që të përballojnë jetën.
Mirë që i ka marrë fëmijët këtyre pensionistëve dhe i ka degdisur jashtë Shqipërisë, por u merr çdo ditë të ardhurat, i vendos në vështirësi.
Një pjesë e tyre duket sikur e presin atë fundin mezor që ti vijë sepse duan që të ehqin dorë nga vuajtje që i shkakton kjo qeverisje.
Jam i bindur se këta pensionistë që janë keqpërdorur në këto vite do japin reagimin e tyre në zgjedhje. Ata janë ata që votojnë jo me tifo zëri politike por duke parë vështirësitë jetës në familjet dhe fëmijët e tyre.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al