Tubimi i opozitës/ Ironizon ish-zv.kryeministri i PS: Thonë sot është për jeta a vdekje! Protestuesit i kanë vrarë çdo herë, kurse këta nuk do kush t’i…

Oct 7, 2024 | 16:42
SHPËRNDAJE

Ish-zv.kryeministri i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ironizuar protestën e thirrur nga opozita ditën e sotme në Tiranë.

protesta erion brace ironizon

Përmes një postimi në “X”, Braçe thotë se e ka të paqarët thirrjen e demokratëve: “sot është për jetë a vdekje”.

Ndër të tjera, socialisti Erion Braçe shkruan se Partia Demokratike kur ka qene ne pushtet i ka vrare protestuesit.

“Po i dëgjoj dhe është e paqartë. Kur këta thonë “sot është për Jetë a vdekje”, mund të na thonë se si do vdesin këta?!

Se me thënë të drejtën, këta nuk do kush t’i vrasë; protestuesit çdo herë i kanë vrarë këta, askush tjetër”, shkruan Braçe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura