“Tufa gardistësh që vrapojnë pas grave deputete”- Përplasjet në Kuvend, Flamur Noka: Do kërkojmë kamerat e brendshme! Ajo që ndodhi është e paprecedentë

Oct 17, 2024 | 21:17
SHPËRNDAJE

Për sekretarin e Përgjithshëm të PD, Falmur Noka ajo që ndodhi sot në ambientet brenda dhe jashtë Kuvendit është e paprecedente.

kuvend perplasje

Sipas tij prania në numër të madh i forcave të policisë dhe gardës është për shkak se kjo mazhorancë është në panik.

Noka pretendon se brenda ambienteve të Kuvendit ka pasur gardistë të cilët vrapojnë pas deputeteve për të mos i lejuar ato të hyjnë në sallën.

Për këtë, Flamur Noka tha se do të kërkojnë kamerat e brendshme të Parlamentit.

Për ne sot ishte një ditë në vazhdën e mosbindjeve civile. Sigurisht që deputetët që nuk ishin të përjashtuar do shkonin në sallën e Kuvendit, hasën në dyert e parlamentit një shtet rrethim të paparë ndonjëherë. Ajo që pamë ne dhe shqiptarët është e paprecedentë.

Deputetë të opozitës janë 50, ndërkohë që ishin mbi 200 gardistë, hekura e barrikada, a thua se do shkonim me tanke. Gjithë kjo situatë ishte për të ndaluar 50 deputetët e opozitës të kryejnë misionin kushtetutës.

Me ligjin e Gardës nuk ka të drejtë asnjë gardist të prekë deputetin. Ndodh në një parlament që dera të mbushet me gardistë dhe mos lejohen deputetët.

Gardistët ndërhyjnë vetëm me urdhër të kryetares së Kuvendit. Spiropali tha unë nuk kam dhënë urdhër. Femra deputetë dhunohen nga horra rilindas të veshur me uniformën e gardës. Ne kemi kërkuar kamerat e brendshme, do shikoni ju, tufa gardistësh duke vrapuar pas grave, duke i dhunuar nëpër korridore”, tha Noka ne Open.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura