Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve: Një grup të verbërish të nxitur nga të verbrit në Tiranë

Nov 24, 2024 | 13:46
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama nisi fjalimin e tij në Londër, ku po zhvillon një takim me shqiptarët e Anglisë.

rama

Rama komentoi protestën që u zhvillua në Londër. Ai tha se ata janë një grup të verbërish të nxitur nga të verbërit në Tiranë.

 Edi Rama: Të dashur shqiptarë të MB, motra dhe vëllezër faleminderit edhe mbase s’më takon mua por duke qenë se u bëra unë shkak që ju të vini sot këtu në një ditë pushimi dua t’ju kërkoj ndjesë për një grup të verbërish atje te dera që të nxitur nga të verbërit në Tiranë kishin marrë me vete librin e shtëpisë tonë dhe e bërtisnin aty përballë. Me keqardhje, por pa asnjë dyshim me vetëdijen që edhe ata janë pjesë e familjes sonë të madhe unë kam besim se kjo ndasi e vjetër është drejt fundit të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura