Turistja austriake humb në Gadishullin e Karaburunit, nisin kërkimet për gjetjen e saj

Jan 4, 2025 | 11:16
SHPËRNDAJE

Një shtetase austriake, rreth 45 vjeç ka humbur kontaktin me autoritetet dhe grupin e saj që nga pasditja e së premtes ndërsa ndodhej në një guidë në gadishullin e Karaburunit.

gomone karaburun

Pas raportimit të rastit, forcat e zonave të mbrojtura dhe policia kufitare janë mobilizuar menjëherë për kërkime intensive.

Burime nga autoritetet bëjnë me dije se pozicioni i saj është lokalizuar në afërsi të Gjirit të Gramës, një nga destinacionet më të izoluara, por edhe më të bukura të Karaburunit.

Karaburuni, i cili mbrohet si pjesë e parkut kombëtar, mbetet një thesar natyror, por gjithashtu një zonë ku turistët shpesh përballen me vështirësi, veçanërisht kur dalin jashtë shtigjeve të njohura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura