Turizmi në Shqipëri/ Kryebashkiaku i Beratit: Të ardhurat nga ky sektor janë rreth 2 miliardë euro, më shumë se një vit më parë

Oct 14, 2024 | 21:30
SHPËRNDAJE

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo thotë se nga sektori i turizmit të ardhurat në 6 mujorin e parë të vitit kanë qenë 2 miliardë euro.

demo

I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai u shpreh se kjo është një shifër më e lartë krahasuar me një vit më parë.

Teksa iu referua shifrave të aeroportit të Rinasit, Demo deklaroi se numri i turistëve do ti kalojë 10 milionë.

Demo:  Unë do të thoja që ajo që i shërben Shqipërisë është ajo çfarë ndodh në terren dhe në realitet dhe atë që përjetojnë jo vetëm bizneset që janë të lidhura me sektorin e turizmit, por i gjithë zinxhiri ekonomik që i shërben sektorit të turizmit. I referohem të dhënave ekonomike, BSH tashme e ka certifikuar vetëm 6 mujorin e parë të ardhurat nga ky sektor janë rreth 2 miliardë euro. Nëse e krahason me një vit më parë ato kanë qenë 1.5. Kemi pasur një rritje të konsiderueshme në të ardhurat për sektorin e turizmit. Është pak e rëndësishme të diskutojmë janë 10 milionë, 9.7 apo 8.7. Ajo cfarë është e rëndësishme, të dhënat zyrtare të Aeroportit të Rinasit është që pasagjerët fluturojnë përmes Rinasit do ti kalojnë 10 milionë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura