Kryetari i Komisionit të Posaçëm të Dezinformimit, Erion Braçe tha se gjatë muajit korrik dhe gusht turizmi ka qenë nën sulm nga grupe të posaçme keqdashëse të huaja për të larguar vëmendjen nga Shqipëria.
Braçe tha se gjatë muajit korrik dhe gusht turizmi ka qenë nën sulm nga grupe të posaçme keqdashëse të huaja për të larguar vëmendjen nga Shqipëria
Ai u shpreh se në mbështetjes se punës së këtij komisioni do të jenë dhe ekspertë nga BE, Këshilli i Evropës dhe i OSBE-së që do të tregojnë praktikat e tyre.
“Nga institucionet u kërkua realizimi i një analize ligjore lidhur të situatës konkrete në vend lidhur me dezinformimin dhe forta te tjera të ndërhyrjes së huaj keqdashëse. Ngjarje që kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht sjellin në vëmendje ekzistencën e fushatave dezinformuese veçanërisht në aspektin e sektorëve strategjikë të ekonomisë. Turizmi ka qenë nën atak dhe është i verifikuar që grupe të posaçme të huaja keqdashëse kanë sulmuar faqet e njësive akomoduese në Shqipëri me qëllim largimin e vëmendjes dhe prenotimeve nga këto njësi akomoduese kohë pas kohe” tha Braçe.
Po ashtu Braçe u shpreh se është konfirmuar zhvillimi i një Workshop 2 ditor dhe një seri misionesh me ekspertë për të trajtuar praktikat më të mira në këtë fushë.
Në kete mbledhje nuk mori pjesë opozita.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al