“Turp të kesh”- Ilnisa i përmend Dubain, ‘shpërthen’ Sara: E di me çfarë kuptimi e the se kështu lloj femre je ti, lutu Zotit të…

Feb 28, 2024 | 20:55
SHPËRNDAJE

Edhe pse tha që nuk ka asgjë personale me Sara Karajn, Ilnisa Agolli nuk i është shmangur debatit me ish-missin.

ilnisa sarak

Ilnisa i thotë që ajo duket si stjuardesë, ndërsa Sara i thotë që ajo është një lojtare që e ka shitur veten shumë lirë.

Kjo fjali e ka acaruar Ilnisën e cila i kthehet duke e krahasuar eksperiencën e Sarës në Big Brother si pushime në Dubai.

Sara është ndjerë e fyer nga shprehja e përdorur nga Ilnisa teksa i thotë që fakti që ajo flet për vajzat që shkojnë në Dubai dhe se ajo nuk ka asnjë shoqe tregon qartë se atë nuk e do njeri ne shtëpi.

Debati:

Ilnisa: Po kjo stjuardesa, ku do fluturojmë?

Sara: Jam pilote unë.

Ilnisa: O imazhi për t’u ruajtur

Sara: Unë e kam ruajtur, ti je ajo që e ke shitur veten shumë lirë

Ilnisa: Kjo kujton se është në Dubai. O Dubai!

Sara: Të kesh turp se unë kam fytyrë po ty të vij turp që flet për femrat që shkojnë në Dubai. Se të gjithë e kanë kuptuar se në çfarë kuptimi e the. Turp, se kështu lloj femre je ti. Ti s’ke një shoqe reale në shtëpi. Veprat tregojnë ndryshe për ty, s’ke pse me pas shoqe se ti flet për Dubain, për femrat në Dubai, turp! Ti me fytyrë, ke shumë fytyrë ti

Ilnisa: Ke ardhur shumë e përgatitur

Sara: Kam ardhur e përgatitur unë? Apo kam ardhur për të më përdor ti? Por është djegur karta jote shumë shpejt zemër, se me të tjerat e ke zgjatur shumë gjatë, por është djegur me mua, nuk ta jap atë vëmendje ty. Lutu Zotit që të vijë një banore e re që ta përdorësh dhe atë me ato kartat e tua, se me mua e ke djeg.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura