Turpërimi në “El Clasico” lëkund kampionët e Europës, Milanin e pret kriza e Realit në Madrid

Nov 4, 2024 | 23:59
SHPËRNDAJE

Zhgënjim, mëri, paq artësi, mëdyshje… Nuk ka rëndësi radha, rëndësi ka që dt ditë para sfidës kundër Milanit në Ligën e Kampioneve në “Bernabeu”, Reali është në krizë.real madrid“Los blancos” që të vetmin avantazh ndaj Milanin kanë faktin e më shumë ditëve pushim – ndeshja e së shtunës kundër Valencias nuk u luajt për shkak të përmbytjeve – nga ana tjetër janë në situatë kaotike. 10 ditë pushim – Madridi do të rikthehet në fusha të martën pas një pauze 10-ditore. Dalja e fundit e skuadrës së Ançelotit ishte të shtunën e fundit të tetorit, në një humbje të thellë e të rëndë 0-4 në “Bernabeu” përballë Barcelonës që i çoi katalanasit në +6.

Dy ditë më vonë, të hënën e kaluar, një tjetër goditje e dhimbshme, këtë herë jashtë fushe: dështimi për t’i dhënë Viniciusit “Topin e Artë”, të cilin në Madrid e konsideronin një punë të kryer. Madridi iu përgjigj katastrofës në “El Clasico” me heshtje (nuk pati asnjë intervistë nga lojtarët, por vetëm Ançeloti), ndërsa zhgënjimi parisian u shndërrua në një turp global, me klubin e bardhë që anuloi fluturimin e delegacionit të përbërë nga mbi 50 persona dhe duke lënë pa tërhequr tri çmime të tjera: atë për ekipin më të mirë, atë për trajnerin më të mirë dhe atë për golashënuesin më të mirë në “Theatre du Chatelet”.

PROBLEMET E ANÇELOTIT – Madridi ndihet i keqtrajtuar dhe si një fëmijë i porsalindur po grindet me të gjithë, që nga La Liga, Federata spanjolle, UEFA, fqinjët për zhurmën në stadium… Por Ançeloti ka të tjera probleme. Rydiger është rikuperuar, por Kurtua dhe Rodrigo ende. Kundër Milanit mungesë e sigurt është dhe Dani Karvahal. Carlo po bën lëvizjet e tij në këtë fillim të trazuar të sezonit, por pa arritur të gjejë formulën e duhur që garanton ekuilibrin në pjesën e pasme dhe zjarrin në pjesën e përparme.

YJET QË NUK PËRGJIGJEN – Mbape po shënon (8 gola në 14 ndeshje), por është i trishtuar dhe ndihet ende i dobët: ai nuk ka pasur ende një ndeshje të mirë dhe është larg nivelit të tij galaktik. Fakti që i pëlqen të luajë pikërisht në vendin e preferuar të Vinicius, mbetet një çështje taktike e pazgjidhur, ashtu sikurse edhe mungesa e një mesfushori të rregullt dhe jo vetëm një mesfushori sa për të qenë. Valverde, Tçuameni dhe Kamavinga janë të gjithë të vlefshëm, por të ndryshëm nga Kros. Bellingam është një lojtar i margjinalizuar, larg portës. Një vit më parë ai shënonte me breshëri, këtë vit duhet të vrapojë dhe nuk i pëlqen aq shumë, edhe sepse është e qartë se përpjekja dhe pozicioni i tij (së fundmi në të djathtë, kur kishte qenë gjithmonë diku tjetër) kontribuon në zero gola të shënuar. Lukas Vaskez është një garanci, por nuk është kurrsesi një Karvahal. Dëmtimi i tij është një humbje e madhe.

MESFUSHA – Për të martën Ançeloti ka dy fanella për tre lojtarë: Tçuameni, Kamavinga dhe Modriç. Me Dortmundin, kur Rodrigo ishte në fushë, francezët e nisën nga stoli. Me Barçën ishin të dy titullarë dhe kroati doli me vrap në pjesën e dytë. Edhe Brahim Diaz u rikthye shëndoshë pak ditë më parë: ish-lojtari i Milanit ishte një zëvendësues i rëndësishëm vitin e kaluar, të shohim nëse do të hyjë në ekuacion startues. Akoma më i vështirë është pozicioni i Arda Gyler, që po luan me pikatore në këtë sezon.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura