U aksidentua teksa po punonte tokën me frezë, humb jetën tragjikisht 65-vjeçari

Oct 24, 2024 | 15:47
SHPËRNDAJE

Një 65-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht këtë të enjte në fshatin Shalës të Elbasanit.

dddddddddddddddd

Uniformat blu bëjnë me dije se sipas deklarimeve të familjarëve, 65-vjeçari me iniciale S.R  është aksidentuar teksa po  punonte tokën me mjet bujqësor (frezë dore).

Ai ka marrë plagë të rënda, e për rrjedhojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë

“Në spitalin e Cërrikut, është dërguar pa shenja jete, shtetasi S. R., 65 vjeç, banues në fshatin Shalës. Nga veprimet e para hetimore dhe nga deklarimet e familjareve dyshohet se 65-vjeçari, duke punuar me mjet bujqësor (frezë dore), aksidentalisht është dëmtuar nga freza dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura