U akuza se hodhi benzinë mbi socialistët në Kuvend, deputetja e PD-së: Ishte aromatizues! Ta verifikojë SPAK

Oct 17, 2024 | 11:12
SHPËRNDAJE

Deputetja demokrate Elsa Hoti ka mohuar të ketë hedhur benzinë mbi socialistët në sallën e Kuvendit. Ajo u shpreh se materiali i lëngshëm që hodhi ishte thjesht një aromatizues.


Elda Hoti theksoi kjo mund të verifikohet nga SPAK, ndërsa hodhi akuza se janë dhunuar nga garda.

Elda Hoti: “Nuk mundet Garda që të dhunojë gratë, jemi dhunuar nga Garda, s’jemi lejuar të hyjmë brenda sepse donin që të na bënin kontroll fizik. E kthyen parlamentin në zyrë noteriale të bandave.

Ne nuk e ndalojmë betejën tonë.

Ajo që hodhëm në Parlament nuk rrezikonte deputetët, ishte një aromatizues. Le ta verifikojë Prokuroria dhe SPAK, bëri kërcënim ndaj meje. Nuk trembem nga SPAK.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura