U aludua se Turjan Hysko kishte probleme me shëndetin, Orinda Huta u jep fund dyshimeve! Ja çfarë deklaroi moderatorja

Aug 8, 2024 | 11:43
SHPËRNDAJE

Moderatori i njohur, Turjan Hysko prej disa kohësh nuk është parë më në ekran. Në një video që partnerja e tij, Orinda Huta ka postuar duke kërcyer së bashku, ndjekësit vunë re se Turjani dukej ndryshe në pamje, duke ngritur dyshimet se mund të ketë probleme me shëndetin.

Mirëpo, moderatorja iu është përgjigjur thashethemeve në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, ku një fans e pyet nëse bashkëshorti i saj është sëmurë.

“Çfarë ka Turi, a është i sëmurë?”, e pyet një ndjekës/e.

Orinda Huta është shprehur se moderatori është shumë mirë dhe se po merret me disa projekte momentalisht.

“Turjani, lavdi zotit është shumë mirë. Momentalisht po merret me ‘projektin e jetës’ dhe është shumë i përkushtuar për t’ia dalë si duhet. Në tv ka projekte që do e kthejnë por jo më kohë të plotë,” tha ajo.

Kujtojmë që Turjani dhe Orinda prej disa vitesh kanë kurorëzuar dashurinë e tyre ne martesë. Tashmë çifti janë prindër të një vajze të quajtur Atara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura