U arrestua me urdhër të SPAK, Meta mesazh nga qelia: Ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj në pafajësinë time të plotë!

Oct 21, 2024 | 20:49
SHPËRNDAJE

Partia e Lirisë ka shpërndarë një mesazh të presidentit të kësaj force politike, Ilir Metës, i cili u arrestua pak pas mesditës së sotme (21 tetor) me urdhër të SPAK.

ilir meta arrestim pranga drejtoria e policise tirane4

Në mesazhin e ndarë në Facebook, Meta shkruan se ndihet më i fortë se kurrë dhe beson te pafajësia e tij e plotë.

Ndër të tjera shkruan duke thënë se “ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”.

Kujtojmë se Meta akuzohet për “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”

Reagimi i Metës:

Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani.

Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht.

Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike!

Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë~

Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat.

Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë.

Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

LEXO EDHE: Nga CEZ-DIA, te lobimi në SHBA e influenca e paligjshme në institucione dhe kompani, SPAK zbardh akuzat ndaj çiftit Meta-Kryemadhi! Roli i Pirro Xhixhos

reagimi i metes pas arrestimit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura