“U betuam!” -Së shpejti prindër të një vajze, Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi i japin fund beqarisë! Zambakë dhe veshje të bardha, pjesëza nga dita e veçantë e çiftit

Nov 11, 2024 | 19:19
SHPËRNDAJE

 

Modelja Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi Idrizi, kanë vendosur t’i japin fund beqarisë, duke celebruar kështu lidhjen e tyre, teksa së shpejti presin të bëhen prindër të një vajze.

sara gjordeni bardhi idrizi martese (1)

Lajmi është konfirmuar nga vetë modelja, e cila përmes postimeve në Instagram, ka treguar pjesëza nga celebrimi i tyre.

sara bardhi

Të veshur me të bardha, zambakë po të bardhë dhe syze dielli të zeza duket se ka qenë veshja e përzgjedhur prej tyre për ditën e martesës.

bardgi sara gjordeni bardhi sara

“U betuam”, ka shkruar Sara Gjordeni krahas postimit të një video ku duken çifti teksa firmosin regjistrin martesor, duke deklaruar kështu që dyshja është tashmë e zyrtarizuar.

sara gjordeni bardhi idrizi martesa sara gjordeni

Modelja dhe këngëtari u njohën në Big Brother Vip Albania 3, ku nisën shkëndijat e para të dashurisë, për të vijuar më pas si çift e jashtë garës.

 

Ata janë në pritje të lindjes së vajzës së tyre. Sara Gjordeni ka qenë shpesh herë aktive në rrjete sociale lidhur me shtatzëninë e saj e jo vetëm, teksa një herë i ka dedikuar një shkrim emocionues:

 “Po si ta falënderojë Zotin mami që erdhe ti o dritë? Si munde të vish të më japësh frymë kur bota po ma merrte?

Si munde që në vend që e liga e mllefi të rritej brenda meje nga gjithçka po ndodhte, Zoti të solli ty dhe më tha Stop; rrit të mirën brenda teje! Si ta falënderojë mami Zotin që për kaq ditë ja plotësoi lutjet?

Unë e di o frymë që ti je shenja më e madhe që më ka ardhur ndonjëherë nga qielli se asnjë e keqe nuk e thyen njeriun e mirë. Je shenja më e madhe e dritës, e shpresës, e forcës, e pathyeshmërisë sime!

Je arsyeja pse mami çdo mëngjes i qesh babit se akoma nuk e besojmë sesi je mes nesh … Mami të është borxhlie gjithë jetën për forcën që i dhe! Asgjë që do të të jap në këmbim s’do e shlyejë kurrë”, shkruajti asokohe Sara.

sara gjordeni bardhi idrizi bardhi idrizi sara gjordeni

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura