U bllokuan për shkak të motit të keq, zhduken 4 alpinistë në Mont Blanc

Sep 8, 2024 | 17:11
SHPËRNDAJE

Katër alpinistë janë zhdukur që nga e shtuna në Mont Blanc, majën më të lartë të Evropës. Ata janë dy italianë dhe dy koreanë.

alpiniste

Alpinistët italianë u bllokuan për shkak të motit të keq pranë majës së Alpeve Perëndimore, në një lartësi mbi 4500 metra.

Për koreanët, nga ana tjetër, nuk ka asnjë lajm për pozicionin e tyre.

Ekipet e shpëtimit u përpoqën të ngjitnin majën në këmbë mëngjesin e sotëm, por u detyruan të braktisnin për shkak të kushteve të vështira të motit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura