Një 50-vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Durrësit, pasi është dëmtuar aksidentalisht nga një makineri gjatë punës.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 13:00 në lagjen nr.14 të Durrësit.
Policia bën me dije se 50-vjeçari pësoi plagë të rënda në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit.
Ai ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri, gjatë punës, shtetasi D. N., 50 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al