Mbrojtësi i Partizanit, Altin Bytyçi ka kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale pas dëmtimit që pësoi në sfidën që “demat” zhvilluan përpara disa ditësh me Egnatian.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Partizani komunikon: “Altin Bytyçi ka kryer me sukses operacionin, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Egnatias.
Mbrojtësi ynë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për rikonstruksionin e ligamentit kruciat anterior.
Pas disa ditësh lojtari do të nis edhe pjesën e rehabilitimit me një program të detajuar nga stafi mjekësor i ekipit”.
22-vjeçari pritet të mungojë disa muaj, teksa çdo gjë do të shikohet në vijim në periudhën e rehabilitimit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al