Një 80-vjeçari, i cili ishte denocuar i zhdukur nga familjarët, është gjetur i pajetë në bjeshkët e Pojanit.
I moshuari ishte larguar ditën e djeshme nga banesa për të shkuar në bjeshkët e Pojanit dhe nuk ishte kthyer.
Gjatë kontrolleve, në bjeshkët e Pojanit, është gjetur trupi i pajetë i 80-vjeçarit me iniciale D. B., ndërsa sipas policisë nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.10.2023, në Komisariatin e Policisë Tropojë kanë njoftuar familjarët e shtetasit D. B., 80 vjeç, banues në fshatin Kojel, se ky shtetas kishte dalë në bjeshkët e Pojanit, që ditën e djeshme dhe nuk ishte kthyer më në banesë.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kontrollet, në bashkëpunim me banorët e zonës, për gjetjen e shtetasit D. B.
Gjatë kontrolleve, në bjeshkët e Pojanit, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit D. B.
Gjatë këqyrjes paraprake në trupin e këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së shtetasit D. B.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al