U dënua me 2.6 vite burg nga Gjykata e Tiranës, Apeli lë në fuqi vendimin për Alda Klosin! Burimi i 500 mijë eurove në tubat e aspirimit, ende mister!

Oct 3, 2024 | 16:01
SHPËRNDAJE

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 2.6 vite burg të Alda Klosit. Ajo përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe u dënua përfundimisht me 1.8 vite burg. 

764-428-1673214039xalda-klosi3333333jpg-100

Apeli gjithashtu la në fuqi dënimin e pastrueses se Klosit, Rozeta Dobi me 4.8 vite burg dhe djalit të saj Havier Dobi me 3 vite burg.

Arrestimi i ish-zyrtares së lartë erdhi pas hetimit të kallëzimit të saj të kryer në polici për vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesë. Pas njoftimit të vjedhjes së banesës së Klosit në rrugën e Kosovarëve në Tiranë në dhjetorin e kaluar policia arrestoi Rozeta Dobin dhe Havier Dobin, nënë e bir, nën akuzën e vjedhjes pasi në shtëpinë e tyre u gjet një shumë e konsiderueshme parash ndërsa Havierit iu sekuestruan disa makina.

 

500 MIJË EUROT NË TUBIN E ASPIRIMIT

Ngjarja për të cilën u arrestuan nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi e ka zanafillën në dhjetor 2022 kur ish-zyrtarja e lartë, Alda Klosi kallëzoi në polici për vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesë në rrugën e Kosovarëve në Tiranë. Në janar 2023-t policia arrestoi Rozeta Dobin dhe Havier Dobin, nënë e bir, nën akuzën e vjedhjes pasi në shtëpinë e tyre u gjet 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat i ishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre.

Ndërsa Havierit iu sekuestruan dy makina. Vetë Alda Klosi kishte bërë denoncimin për vjedhjen e 120 mijë eurove, 30 mijë dollarë dhe bizhuterive. Pas arrestimit pastruesja ‘e penduar’ e drejtësisë tha se 400 mijë eurot i mori në shtëpinë e Alda Klosit. Një muaj më pas, në shkurt 2023 u krye arrestimi i ish-zyrtares e cila vijoi të mohonte se shuma e parave që u gjet në tubin e aspirimit nuk i përkisnin asaj edhe pse Rozeta Dobi tregoi se paratë ishin marrë aty!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura