U dërgua në spitalin e Shkodrës nga i vëllai i plagosur me armë zjarri, 28-vjeçari do të transportohet drejt Traumës! I riu ishte në mal dhe… Detajet

Oct 17, 2024 | 10:42
SHPËRNDAJE

Një 28-vjeçar është plagosur me armë zjarri në mal dhe është dërguar nga i vëllai në spitalin e Shkodrës.

spitali rajonal shkoder

Sipas dëshmisë së vëllait të të riut, 28-vjeçari me iniciale M. M.,  banues në fshatin Bratosh, është vetëplagosur aksidentalisht me pushkë në këmbë.

I riu është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër rreth orës 09:20 dhe mësohet se do të dërgohet drejt Traumës. Policia po heton rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 09:20, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. M., 28 vjeç, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, i dëmtuar me armë zjarri, në këmbë.

Në bazë të deklarimeve të vëllait të shtetasit M. M., paraprakisht dyshohet se 28-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri pushkë, në mal.

Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të saj, është ngritur grupi hetimor, i cili vijon veprimet hetimore në drejtimin e Prokurorisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura