“Kishte dëmtime në fytyrë”- U dhunua në lokal nga Denis Meçe, del ekspertiza mjekoligjore për Egli Progën: Në mostrën e gjakun të viktimës u zbulua… Ja çfarë ia shkaktoi vdekjen

Sep 6, 2024 | 9:40
SHPËRNDAJE

Ka dalë ekspertiza mjekoligjore për 42-vjeçarin, Egli Proga i cili humbi jetën pasi dyshohet se u dhunua për vdekje më 10 Gusht në një lokal nga i riu Denis Meçe.

egli proga denis mece

Në ekspertizën e Institutit të Mjekësisë Ligjore thuhet se viktima kishte dëmtime në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat “janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht”.

Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42 vjeçarit është “hemorragjia në cipën e trurit dhe hemorragjia e indit trunor”.

“Në mostrën e gjakun të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/L” , thuhet në ekspertizën mjeko-ligjore.

Ekspertiza mjeko-ligjore i është dërguar Prokurorisë së Korçës e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës.

Policia arrestoi si autor të dyshuar Denis Meçen, nën akuzën e vrasjes me dashje.

Por organi i akuzës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për 29-vjeçarin nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia, që solli përplasje mes Policisë dhe Prokurorisë së Korçës.

Ndërsa për tre të akuzuarit për moskallëzim krimi Voltan Shulku, Arian Manellari, Leonidha Guçe, togat e zeza caktuan masën “detyrim paraqitje”.

EKPERTIZA E PLOTË

Sot me dt. 30.08.2024, në morgun e ML-së, Korcë, me kerkesen e O.P.GJ, Redi Kamenica, në Komisariatin e Policisë Korcë, berë me vendimin e tij dt. 10.08.2024, unë eksperti mjekoligjor Dr. Klevis Shella si dhe une Dr. Gjergji Kaçauni, bera ekzaminimin e kufomes së shtetasit Eglantin Proga i datëlindjes 06.05.1982 me banim ne Pogradec Ky ekspertim behet me qellim per ti dhene pergjigje pyetjeve te parashtruara ne vendimin e përmendur me lart:

  1. Cfare demtimesh konstatohen në trupin e shtetasit Eglantin Proga?
  2. Me cfarë mjeti jane shkaktuar këto denstime?
  3. Cili ështe shkaku i vdekjes së shtetasit Eglantin Proga?

RRETHANAT E CESHTJES

Nga te dhënat e vendimit të ekspertimit rezulton se ne datë 10.08.2024 rreth orës 07 00 eshte transportuar pa shënja jete per në spitalin Pogradec shtetasi Eglantin Proga. I biri i Nazmi dhe Ismete i datëlindjes 06.05.1982 lindur dhe banus ne Trebinjë Pogradec me kombesi Shqiptare. Ai paraqitet me denstime te dukshme ne nivelin e fytyres

KOYRIA E JASHTEME E KUFOMES

Kufomë e indentifikoiar e shtetasit Eglantin Proga. Kufoma ndodhet e shtrirë ne tavolinen e ML. Pogradec, Kufoma me gjatësi shtati 175 cm. Ne momenti e kqyrjes mban te vedur ne pjesën e siperme një bluzë pambuku me ngjyrë dominuse të bardhë, me ornamente me pamjen e gjetheve ngjyrë bezhë. Me menge te shkurta, me jekë me kopia në pjesen e perpurme te zbërthyera. Ne blast se pjesen e supit te majteč konstatohen pesë pika me ngjyrë të kuqeremte si ato te gjakut. Ne pjesën e poshterne nje pale pantallona material shins me ngjyrë te zeal me rip mesi material lekure me tokze metalike talike me me mbishkrim DIESEL.

Poshtë tyre nje pale mbathje boxer me mbishkrim MANS HOME me ngjyrë gri në të zezë. Ne pjesen e poshtme pantallonat të ndotura me material pluhur. Ne këmbë nje pale atlete me ngjyrë të zeze me lidhse te zeza, atletja e kembës së majtë paraqitet e ndotur me pluhur ne anen e djathte te saj ne pjesen e grykes dhe tabanit te saj. Poshtë tyre një pale corape te bardha, corapja e kembës së majte në pjesen e brendëshme paraqet një fshirje ne formen e njollës me ngjyre te eret ne pjesen e qafes se saj. Koka e mbular me flokë ngjyrë geshtenjë të prera shkurt, ne prekje pa demtime kockore. Në pjesen e ballit ana e majtë vihet re një, ekimoze me madhesi i 5×3 cm me ngjyre te kuqe. Sytë e mbyllur, gjate hapjes se tyre pupilat izohorike. Hunda në pjesen e kuririt te saj me një ekimozë 2 cm me ngjyre te kuge, pa sekrecione. Goja pak e hapur me prezencë të dhëmbeve, Gjuha ne zgavren e vet. Ne faqen e majtë vihen re dermishjë pothuajse në gjithë siperfaqen e saj me ngjyre te kuqe, po ashtu gjak i mpiksur që fillon nga pjesa e syrit deri te veshi i majtë. Veshi i majte me hematome si dhe prezence te gjakut te pakoaguluar ne brendesi te kanalit te veshit. Goja e mbyllur, gjuha ne zgavven e vet, dhembet te pranishëm lart dhe poshtë, me prezence te gjakut te mpiksur në siperfaqen e tyre. Buza e siperme dhe e poshtme me prezence hematome me ngjyre mavi te eret ne pjesen e brendeshme te mukozave, gjithashtu vihet re lacerim i buzes sw poshtme majtas se brendesi te saj me diameter rreth 1 cm me ngjyre te kuqe, vihen re dermishje në pjesen e mjekres dhe mbi buzen e siperme, dermishje ne faqen e djathte me ngjyre te kuqe. Llapa e veshit te majte me hematomë me ngjyre mavi te erret ne gjithë siperfaqen e saj perfshi dhe pjesës posteriore te saj.

Te pranishme edhe dermishje me ngjyre te kuqe ne llapen e veshit. Qafa cilindrike me gjatesi konform shtatit, ne prekje po dëmtime. Gjoksi cilindriik në prekje dhe shtypje pa dëmtime kockore, ne anen e majtë dhe ne të djathtë te kraharorit vihen re shënja te elektroshokut ne forme drejtkendore. Barku në të njejtin nivel me toraksin simetrik ne kuadratet e tij, ne pamje pa dëmtime ne prekje i bute. Tek supi i majte vihet re nje dermishje me përmasa 2.5×1 cm me ngjyre te kuqe, ne pjesen e parakrabout afer kycit te dores vihen re dermishje me permasa 2×2 cm me ngjyre te kuqe. Ne te dy krahet vihet re vigon mjeksor. Tek gjuri i majte ekimoze me permasa 4×1 cm me kuqe. Kockat e ekstremiteteve te poshteme pa demtime. Organi gjenital i zhvilluar konform moshës pa rjedhje sekrecionesh, Ne skrotum vihen re ekimore me ngjyre te kuqe. Anusi i mbyllur pa ndotje. Shtangesia kufomore në grup grupmuskujt e vegjet. Njollat kufomore to te pjesën e pasme te shpinës ne trajtën  hartave gjeografike gjatë shtypjes me gisht zhduken dhe rishfaqen përsëri.

KQYRJA E BRENDESHME E KUFOMES

Në hapjen e skalpit vihen re infiltrime hemoragjike të scalpit kryesisht fronto-parietal majtas. Kur hapet kaviteti i kokës truri paksa edematos me ginuse të thelluar, me hemoragji subaraknoidale kryesisht frontale, ne prerjet paralele shtresa kortikale diferencohet nga ajo medulare gjate kalimit te thikes shikohet stazë e theksuar vazale, ventrikujt me prezencë hemoragjie me se shumti djathtas. Truri me konsistence gati normale. Enet e gjakut te bazes pa patologji, pa aneurizëm, pa prezence trombi. Truri i vogel me hemoragji në siperfaqen e tij. Kur hiqet truri dhe dura nga kaviteti shikohet infiltrime hemoragjike, strukturat kockore nuk shfaqin fraktura. Me hapjen e kafazit te kraharorit dhe te barkut u vu re se organet qendrojne ne vendin e tyre te zakonshem, ne kavitetin torakal dhe abdominal nuk kemi prezencë likidi apo te gjakut te lire. Zemra mbeshtillet nga perikardi, kur hapet konstatohet likid serik ne sasi 40 cc transparent. Ne siperfaqen e zemres dallohen piketime hemoragjike të pakta anteriore mbi LAD. Zemra me konsistence normale ne prerje me ngjyre kafe. Koronaret paksa te forta, me stazë vazale. Ne prekje gjate kalimit te thikes pa prezence trombi. Ne prerjen paralele valvulat elastike pa stenoza, pa pllaka.

Aorta ne pamje pa ndryshime, në prerje pa prezence te pllakave aterosklerotike. Pulmonet ne pamje të pare pa prezence edeme, ne siperfaqe me ngjyrim laraman, në prekje paksa të forta. Bronket kryesore te lira. Ne prerje pulmoni nxjer gjak dhe flluska ajri. Hepari me siperfaqe te lëmuar, madhesi dhe konsistence normale, ne prerje strukture normale. Stomaku ne pamje makroskopike pa probleme me mure te holla, me mukoze paksa hiperemike. Renet ne pamjen makroskopike me siperfaqe te lemuar, kapsula shkeputet pa veshtirësi, ne prerje shtresa kortikale diferencohet nga ajo medualare, kalicet dhe pelvisi pa probleme pa prezence te gureve. Rruget urinare te lira pa zgjerime. Kolecista me mure te holla pa prezence te gureve, rruget biliara pa dilatime pa prezence te gurreve. Spleni ne pamje makroskopike pa probleme paksa i bute ne konsistence. Pankreasi paksa i kuq ne siperfaqe, ne prerje me pamje ishujsh, gjate kalimit te thikes verehet stazë vazale. Zora e trashë paksa e fryre nga gazi, zoret e holla pak te fryra me kalueshmeri normale me permbajtje te pakët ushqimore me mukozë hiperemike. Vezika urinare normale. Pasi hiqen te gjitha organet nuk vihen re demtime kockore ne bacin, kolonen vertebrale, brinje.

EGZAMINIMI HISTOPATOLOGJIK

Ne seksionet e egzaminuara shikojme:

Cerebrum: Dalje eritrocitare midis giruseve cerebrale ne disa fusha mbushin krejt hapsiren, Staze e theksuar, edeme pericelulare-perivaskulare, dalje eritrocitare perdiapedezis por edhe ne largesi te vazes se gjakut. Eritrocite te fresketa ne periferi te seksioneve, pia mater me staze te theksuar dhe prani te eritrociteve.

Cerebelum: Dalje eritrocitare midis girusevecerebelare ne disa fusha mbushin krejt hapsiren. Staze e theksuar, edeme pericelulare-perivaskulare, dalje eritrocitare perdiapedezis por edhe ne largesi te vazes se gjakut. Eritrocite te fresketa ne periferi te seksioneve.

Zemra: Edeme midis fijeve miokardiale, valezim i fijeve miokardiale, staze vazale, dalje eritrocitare perdiapedezis, koronare me pllaka fine, minimal infiltrim adipos.

Hepar: staze vazale, dalje eritrocitare ne kanalikulat biliare, inflamacion pereth AVB, zgjerim i shtratit vazal, eritrocite te lemolizuara brendavazale.

Pulmoni: pneumoragji, atelektaze enfizem kompensatore, antrakoze, staze e theksuar vazale, eritrocite te hemolizuara brendavazale.

Renet:Staze vazale, eritrocite te hemolizuara brendavazale.

Pankreasi: Minimal fibroze, staze, dalje eritrocitare ne indin adipos periferik.

Splen: Edeme, staze, humbje e lehte e euzinofilise.

DIAGNOZA HISTOPATOLOGJIKE: Hemoragji cerebrale dhe cerebelare.

EGZAMINIMI TOKSIKOLIGJOR nr 2239 i dates 20.08.2024

Perpiluar nga Eksperte Tiksikoligjore Mirnela Cinije. Me perfundim:

1.Në mostren e gjakut marrë shtetasit Eglantin Proga u zbulua prania e alkoolit etilik në vleren mesatare 2.82 g/L.

2.Në mostrën e urinës marë shtetasit Eglantin Proga nuk u zbulua prania e produkteve të metabolizmit te opiateve, kanabinoideve, kokainës, triciklikë antidepresivë, barbiturate, metadon, benzodiazepina, amfetamine dhe metanfetaminave.

3.Në mostren e gjakut marë shtetasit Eglantin Proga nuk u zbulua prania e lëndëve helmuse (fostoksine).

KONKLUZION

1.Ne trupin e shtetasit Eglantin Proga u konstatuan hemoragji ne cipat e trurit, hemoragji cerebrale, ekimoza, dermishje ne fytyre dhe ne trup me karakteristikat dhe lokalizim te pershkruara ne AKT.

2. Keto demtime jane shkaktuar me mjet te forte mbretes sic mund te jete edhe goditja me grusht.

3. Shkaku i vdekjes te shtetasit Eglantin Proga ka ardhur si pasojë e hemoragjisë ne cipat e trurit dhe hemoragjisë te indin trunor.

Ekspertiza mjekoligjore egli proga (1) Ekspertiza mjekoligjore egli proga (3) Ekspertiza mjekoligjore egli proga (2)

Refuzimi i kërkesës për lirim nga qelia

I riu Denis Meçe kërkoi lirimin nga qelia me garanci pasurore 1 milionë lekë. Sipas avokatit të tij, Denis Meçe nuk ka pasur për qëllim t’i fshihej drejtësisë dhe është larguar nga vendngjarja në kushtet kur ka qenë i dehur.

“Ai ka fjetur në automjet derisa është përmendur, ka telefonuar atë si avokat, dhe pasi i është shpjeguar se çfarë kishte ndodhur, vetë i ka kërkuar për ta shoqëruar për në Komisariatin e Policisë”, thuhet në kërkesën e përfaqësuesit ligjor të 29-vjeçarit.

Gjithashtu argumenton se Denis Meçe nuk ka pasur qëllim ta vriste, ndërsa shton se garancia pasurore “është vlerë e konsiderueshme dhe i garantoj gjykatës që nëse ky person i fshihet drejtësisë dëmi ekonomik do të jetë tepër i madh”.

Ndërkohë 29-vjeçari Denis Meçe kërkoi ndjesë dhe u shpreh i keqardhur për sa ka ndodhur, por shtoi se “nuk kam pasur për qëllim ta dëmtojë dhe aq më tepër ta vrasë të ndjerin”.

Vendimi i Gjykatës:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 13.08.2024 ora 11:00 seanca me objekt: “Vleftësim arresti në flagrancë, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasve D.M, V.SH, A.M, L.G ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës.

1- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit D.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal.

2- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit V.Sh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

3-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit A.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

4-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit L.G, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Në ambientet e jashtme të godinës ndodheshin edhe familjarë të viktimës, mes tyre motra e Egli Progës, e cila kërkonte të shikonte autorin e dyshuar të krimit dhe të arrestuarit e tjerë.

Familja e viktimës ka pretenduar se policia ka fshehur vrasjen e 42-vjeçarit, duke deklaruar se Elgi Proga kishte vdekur pasi është rrëzuar në rrugë në gjendje të dehur. Gjithashtu kanë deklaruar se në vrasjen e tij nuk është përfshirë vetëm një person, por hedhin akuza për krim të ndodhur në bashkëpunim.

Sipas informacioneve rezulton se Denis Meçe është nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Goro.

Dëshmia e motrës

Jonida Proga: Më ka marrë djali tezes në telefon dhe më tha urgjent në spital. Vrapoj për atje, futem te urgjenca, shoh Eglin të shtrirë, të masakruar. Mjekët ishin duke i dhënë ndihmën e fundit, ai ndoshta kishte mbaruar në atë moment, po i bënin elektroshok.

Ne se pranonim dot që kishte ndodhur derisa mjekët thanë që ti hiqnin pajisjet, nuk mund ta kthenin në jetë. Në shok kam dalë jashtë, pyes policët çfarë ka ndodhur dhe më thonë është rrëzuar. Kanë folur për pjesën që është rrëzuar e deri që nuk e dimë, por jo të thoshin kemi lëshuar njerëz, po mbledhim prova, po marrim kamerat, po pyesim dëshmitarë. Policia ka lëvizur shumë vonë.

Do të thotë që kanë qenë në lëvizje nga të tjerët për t’u sjellë kështu. Nuk na kishin thënë që kishte pasur sherr. Mirë që si lexova mediat, kur thuhej që ka qënë në gjendje të dehur dhe është rrëzuar, se nuk e di si do ta përballoja. I kam hapur mediat shumë me vonesë.

Dallohej qartazi që ishte dhunuar, por nuk thuhej nga askush që ishte i dhunuar. Askush nuk thoshte që është bërë një vrasje, që e kanë vrarë dhe e kanë masakruar në mes të rrugës në tufë, e kanë hedhur në rrugë, e kanë braktisur, e kanë lënë. Ambulanca nuk vinte. Djali i tezes e gjeti vëllain të rrethuar me njerëz, ambulanca u vonua gjysëm ore që Pogradeci për 2 minuta arrihej. Policia nuk pranonte të lëvizte trupin pa ardhur ambulanca, mund të ishte gjallë aty, mund ta shpëtonin. (Qan)

Egli ishte njeriu më i butë, çuni më i dashur, e donin të gjithë, ishte familjar, ishte në punën e tij. Sa ka mbyllur punën, ishte në qejf, nuk e di çka ndodhur. E kanë kthyer, e kanë provokuar, e kanë ngacmuar dhe më pas e kanë vrarë. Është vrasje në bashkëpunim, s’është vetëm një njeri, këtu është në bashkëpunim edhe shteti që ka pritur, që ka fshehur ngjarjen. Aty ku ishte i shtrirë ai kalonin makinat, nuk ka patur shirita, njerëzit kafe, një njeri i shtrirë aty.

Kjo është vrasje nga të gjitha anët, me gjakftohtësinë më të madhe, nuk është një vrasës, kjo gjë sapo ka filluar dhe mos të zgjasë duart askush, të mos guxojë askush të bëhet palë, të mos e gënjejë mendja. Kushdo që ka guxuar mos të guxojë më.

Të hetohet çdo gjë në detaje, çdo gjë që ka ndodhur, çdo gjë që është bërë në bashkëpunim, çdo frymë që ka kaluar atje, çdokush që e ka parë, gjithë plehrat që janë fshehur, çdo kafshë që ka guxuar të jetë atje e ka frikë e fshihet. Si thonë që nuk kemi parë gjë kur shohin të masakrohet një njeri i pambrojtur? Kush është i forti këtu kur goditet i pambrojturi”.

Deklarata e policisë:

Pogradec/ Konfliktohet për motive të dobëta me një shtetas dhe gjatë konfliktit i shkaktoi dëmtime me pasojë vdekjen, kapet dhe vihet në pranga nga Policia autori i dyshuar.

Në pranga edhe tre shtetas të tjerë për moskallzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në lagjen nr. 1 Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi D. M., 29 vjeç, dyshohet se jashtë ambienteve të një lokali është konfliktuar fizikisht me shtetasin E. P., 42 vjeç, i cili gjatë konfliktit fizik është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Shtetasi D. M., 29 vjeç, pas konflikt është larguar nga vendi I ngjarjes por falë reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Seksioni për Krimet Kundër Personit në DVP Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit:

V. S., 40 vjeç, A. M., 55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç, për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka nodhur ngjarja dhe nuk kanë kallzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Materialet proceduriale i kaluan Prokuroris pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura