U ekzekutua me armë zjarri në Shkodër, viktima me precedent penal! I arrestuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe në kërkim nga autoritetet rumune për plagosje, kush është Elis Rroshkodoli (FOTO)

Aug 30, 2024 | 13:17
SHPËRNDAJE

Elis Rroshkolodi që u vra sot me armë zjarri në Shkodër, rezulton person me precedent kriminal.

-640-0-1682414374x4578-854

Ai është arrestuar më parë për pjesëmarrje në grup kriminal dhe gjithashtu ishte në kërkim nga autoritetet rumune, për plagosjen e pronarit të një lokali.

Rroshkoli është arrestuar 10 vite më parë për pjesëmarrje në një grup që kryente vjedhje në Belgjikë.

Ndërsa Rumania e kërkon pasi në prill të vitit 2023, 36-vjeçari shpallur në kërkim nga autoritetet rumune pasi akuzohet për plagosje. Mësohet se sherri kishte nisur në një qebaptore mes Rroshkodolit dhe pronarit të një klubi nate. 36-vjeçari ishte ngritur nga tavolina dhe me një thikë që ka pasur në dorë ka goditur pronarin e lokalit. Më pas është larguar nga vendngjarja, duke e lënë të plagosurin të mbuluar në gjak.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Rr., rreth 36 vjeç, banues në Shkodër.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.

Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura